Hoteli i parë në botë i printuar në 3D po ndërtohet në Teksas - Business Magazine Albania

Hoteli i parë në botë i printuar në 3D po ndërtohet në Teksas

Hoteli i parë në botë i printuar në 3D po ndërtohet në Teksas

Industria e mikpritjes dhe teknologjia e printimit 3D po bashkohen në shkretëtirën e Teksasit Perëndimor, ku po ndërtohet hoteli i parë në botë i printuar në 3D. Ky projekt ambicioz po realizohet në Marfa, një qytet i vogël në Teksas, ku hoteli ekzistues El Cosmico po zgjerohet ndjeshëm.

Me një printer 3D gjigant, i madh sa një vinç, po ndërtohen 43 njësi të reja hoteli dhe 18 shtëpi banimi mbi një sipërfaqe prej 40 hektarësh. Ky printer industrial, i quajtur Vulcan, shtreson përzierje betoni për të formuar muret e ndërtesave.

Pronarja e El Cosmico, Liz Lambert, së bashku me kompaninë ICON dhe arkitektët Bjarke Ingels Group, janë partnerët pas këtij projekti unik. Lambert shpjegoi se teknologjia e printimit 3D i jep liri të madhe krijuese dhe mundësi për të ndërtuar struktura që me metoda tradicionale do të ishin shumë të kushtueshme.

“Shumica e hoteleve janë brenda katër mureve dhe shpesh ndërtimi përsëritet vazhdimisht,” tha Lambert. “Kjo teknologji më ka dhënë mundësinë të ndërtoj me pak kufizime dhe me një lëvizshmëri të madhe – kurbat, kupolat dhe parabolat janë një mënyrë ndërtimi vërtet interesante dhe e pazakontë.”

Lexo edhe: “Meta Connect 2024”: Prezantohen “Orion”, syzet më të avancuara në botë!

Muret e njësive të para, të cilat janë rreth 12 metra të larta, përfshijnë një hapësirë banimi me tre dhoma gjumi dhe një njësi hoteli me një dhomë. Muret me forma të lakuara, të ngjyrosura në të bezhë, po krijohen nga printeri Vulcan, i cili peshon rreth 4.75 ton dhe është 46.5 metra i gjerë dhe 15.5 metra i lartë.

Materiali që përdor ky printer 3D quhet Lavacrete, një përzierje e posaçme me bazë çimentoje, e dizajnuar për forcë, kosto të përballueshme dhe printueshmëri. Jason Ballard, CEO i kompanisë ICON, shpjegoi se përbërësit e kësaj përzierjeje rregullohen në varësi të kushteve të motit, duke siguruar që ndërtimi të jetë i qëndrueshëm dhe i fortë.

Ky hotel i parë i printuar në 3D pritet të hapë horizonte të reja në industrinë e ndërtimit dhe mikpritjes, duke ofruar mundësi për ndërtimin e ndërtesave me forma komplekse dhe unike që më parë do të kishin qenë jashtëzakonisht të shtrenjta.

 

nbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0