Horoskopi mujor i karrierës dhe biznesit - Business Magazine Albania

Horoskopi mujor i karrierës dhe biznesit


Dashi

Ju do të merrni rezultatet e dëshiruara në karrierë / biznes, pas shumë përpjekjesh, në gjysmën e parë të muajit. Megjithëse do të ketë pengesa të vogla, sidomos në përpjekjen tuaj për të fituar kontroll, do të filloni të shihni rezultate nga mesi i muajit. Fitimet mund të rriten, për shkak të marrëdhënieve tuaja të punës me qeverinë / organizatat qeveritare. Kjo do të jetë një periudhë e mirë për të realizuar detyrat që lidhen me sektorin publik. Teknologjia do t’ju ndihmojë të rriteni në vendin e punës.

Demi

Puna duket të jetë në vështirësi, që nga fillimi i muajit. Ju duhet të përpiqeni shumë për të arritur qëllimet tuaja. Përpjekjet në biznes do të favorizohen vetëm në mes të muajit. Për pjesën tjetër të kohës, do të duhet të punoni shumë për të marrë rezultatet e dëshiruara. Në karrierë do të mund të merrni një promovim, rritje apo mirënjohje.

Binjakët

Duket një gjysëm muaji i mirë, ndërsa në pjesën tjetër të muajit do të ulen ritmet. Duhet të planifikoni dhe të përgatiteni mirë për punën tuaj. Përqëndrohuni në balancimin dhe mbarëvajtjen e situatave, kur gjërat do të jenë në favorin tuaj. Mund të ketë pengesa më vonë. Në përgjithësi, fusha si arti, mjekësia, edukimi, tregtia do të favorizohen.

Gaforrja

Planetet do ju mbështesin, në këtë fillim muaji. Ju do të mund të arrini progres dhe fitime në tregti, biznes dhe karrierë. Ata që merren me biznes mund të shpresojnë të lënë një shenjë në fushat e tyre përkatëse. Megjithatë, disa pengesa janë parashikuar në gjysmën e dytë të muajit. Sidoqoftë, aktiviteti juaj mbetet i lartë, gjë që do t’ju ndihmojë.

Luani

Karriera dhe biznesi do të arrijnë lartësi të reja në gjysmën e parë të muajit. Fushat e menaxhimit, tregtisë, etj. Do të kenë mundësi për rritje. Nëse punoni vazhdimisht, rezultatet e dëshiruara do të merren. Rreth datave 18 ose 19, mund të shpresoni t’i jepni formë planeve tuaja afatgjata.

Virgjëresha

Suksesi do ju ndrisë këtë muaj në vendin e punës. Performanca juaj do të jetë mjaft e mirë në krahasim më javët e fundit. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të realizoni disa nga planet afatgjata. Sidoqoftë, aktiviteti i madh në javën e tretë dhe të katërt të muajit mund të t’ju lënë pa frymë. Situatat konkurruese mund t’ju çojnë në ankth. Ruhuni nga rivalët.

Pershorja

Fushat si shitja, marketingu, ndërtimi etj. do të favorizohen nga yjet. Ju do të keni mundësi për sukses në vendin e punës. Partneritetet e biznesit do të jenë mjaft të mira dhe ju do të përfitoni nga këto partneritete. Ju do të arrini më të mirën në pjesën e parë të muajit, por mos mos kini besim të tepruar, duhet të qëndroni me këmbë në tokë.

Akrepi

Ju do ta filloni muajin me një lajm të mirë në lidhje me punën. Ju do të merrni rezultatet e dëshiruara në këtë periudhë. Megjithatë, rezultatet e përgjithshme do të jenë të përziera dhe suksesi i biznesit mund të marrë kohën e tij për t’u manifestuar. Konkurrenca do të mbeten aktive, por gjithsesi do të jetë sfiduese.

Shigjetari

Ju do të merrni rezultatet e dëshiruara në karrierë / biznes, duke kërkuar goxha përpjekje nga ana juaj. Fitimet mund të rriten, për shkak të marrëdhënieve tuaja të punës me qeverinë / organizatat qeveritare. Ju gjithashtu mund të merrni lajme të mira.

Bricjapi

Një promovim ose rritje mund të ofrohet për ju këtë muaj. Ju gjithashtu mund të planifikoni të zgjeroni profilin tuaj të karrierës. Njerëzit në pozita të larta do të jenë të dobishëm për ju. Edhe biznesi mund të përfitojë nga vendosmëria juaj.

Ujori

Ju do të merrni suksesin e dëshiruar në karrierën / biznesin tuaj, me kusht që të punoni shumë, këtë muaj. Fushat konkurruese dhe provimet janë gjithashtu të favorizuara. Ju do të merrni rezultate të mira. Përfitimet mund të rriten, për shkak të aftësive tuaja të rrjetëzimit. Një zyrtar i lartë mund të jetë i kënaqur me sjelljen dhe talentin tuaj. Shtimi i përgjegjësive ka mundësi të ndodhë, veçanërisht nëse jeni në politikë ose në role drejtuese. Fillimi i një pune në një organizatë të mirë do të jetë e mundur, ose mund të zgjeroni biznesin tuaj.

Peshqit

Ju do të duhet të punoni shumë për të marrë rezultatet e dëshiruara në vendin e punës në muajin Qershor. Ky muaj do të jetë një mundësi për një punë të re. Por, mund të ketë pengesa të vogla në rrugën tuaj drejt suksesit në situata konkurruese apo edhe në intervista. Ju duhet të jeni të sigurtë dhe të duruar në qëndrimin tuaj.

burimi: pavitrajyotish

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0