Horoskopi i karrierës - 28 Maj 2018

Horoskopi i karrierës – 28 Maj 2018


Dashi

Intuita juaj nuk gabon. Kushtojini vëmendje aftësive tuaja mendore. Këto aftësi do të jenë zgjidhja e çdo detyre që merrni përsipër. Intuita është pasuria juaj më e madhe. Kombinuar me një natyrë të dhembshur dhe njëkohësisht indiferente, ju mund të lëvizni malet.

Demi

Burimet që po kërkoni, do të jenë të vështira për t’u arritur. Sa më shumë kërkoni aq më pak do të gjeni. Sa më shumë përpiqeni, aq më pak do të rezistoni. Është më mirë të pushoni pak dhe të prisni çfarë do të vijë natyrshëm te ju.

Binjakët

Ju keni gjithnmonë një vizion se si do të dalë një projekt i caktuar. Jini fleksibël në këtë vizion. Mos u zhgënjeni vetëm sepse rezultati nuk është diçka që prisnit.

Gaforrja

Dje ishte dita juaj, sot duhet t’ja lini rradhën dikujt tjetër të shkëlqejë. Mos pushtoni çdo gjë pasi të tjerët do të bëhen xheloz. Keni arritur shumë për t’i rrezikuar të gjitha tani. Ndiqni rrymën.

Luani

Ju jeni në vendin e duhur në kohën e duhur. Ju keni gjithçka ju duhet, prandaj mjaft u ankuat. Nuk ka arsye që ju të mërziteni apo të jeni të nevrikosur. Ju keni një fuqi të madhe në duart tuaja. Përfitoni nga kjo kohë e çmuar.

Virgjëresha

Përpiquni të kuptoni gjykimet e të tjerëve. Kur ju kërkoni së pari të kuptoni situatën nga të gjitha këndet, zgjidhja do të bëhet shumë më e qartë nga sa do të ishte nëse e shihni vetëm nga perspektiva juaj e kufizuar.

Peshorja

Në përgjithësi, dita do të shkojë pa probleme, dhe ju do të merrni mbështetje të jashtëzakonshme emocionale për punën që po bëni. Të tjerët po tregojnë simpati me atë që po kaloni – për mirë ose për keq – dhe kjo po e bën punën tuaj shumë më të lehtë.

Akrepi

Koka juaj po rrotullohet në një vorbull konfuzioni. Idetë që kalojnë në  mendjen tuaj do të jenë krijuese, por jo domosdoshmërisht reale. Ju do të kaloni një kohë të vështirë duke e mbajtur veten të rezervuar. Kjo është sfida juaj më e madhe e ditës. Paçi fat!

Shigjetari

Ju jeni krejtësisht në harmoni me ndjenjat e njerëzve rreth jush. Kjo e bën shumë më të lehtë për ju që të vazhdoni përpara.

Bricjapi

Gjetja e kohës për të bërë atë që duhet të bëni mund të mos jetë e lehtë. Njerëz të tjerë po ju tërheqin në të gjitha drejtimet. Ju nuk jeni i vetmi që keni një axhendë. Mos u shpërndani shumë që të mos humbni lidhjen me qëllimin tuaj të vërtetë.

Ujori

Lëre veten të ëndërroj. Gjeni një zgjidhje krijuese për problemet me të cilat përballeni aktualisht. Të njëjtat metoda të vjetra do të prodhojnë të njëjtat rezultate të vjetra. Tani është koha për të përqafuar diçka të re.

Peshqit

Ju po punoni shumë pak. Puna juaj e ka humbur bukurinë e saj dhe tani ndiheni të pamotivuar. Mbani në mend se nuk mund të vazhdoni në këtë gjendje për një kohë të gjatë. Ndoshta ju duhet të gjeni një punë tjetër.

/Horoscope.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0