Horoskopi i javës

Horoskopi i javës


DASHI 21 mars – 20 prill

Kjo do të jetë një javë mjaft e ngjeshur e cila do ju lejojë që të arrini disa konkluzione të kënaqshme në vendin e punës. Sigurisht nuk do të mungojnë tensionet dhe ngacmimet me kolegët, por nëse do të tregoheni sa më diplomatë do të adoptoni një strategji mjaft efikase për të arritur objektivat tuaja.

DEMI 21 prill – 21 maj

Do të nisë një ditë mjaft statike, e cila sjell me vete edhe disa rreziqe të sferës ekonomike. Por një investim i mirë, mund të sjellë një sërë avantazhesh për projektet tuaja të së ardhmes. Kjo e mërkurë do ju gjejë disi të lodhur dhe ndoshta do të jeni në kërkim të stimujve të rinj emocionalë.

BINJAKËT 22 maj – 21 qershor

Këshillohet që të jeni më të sinqertë. Mos merrni vendim pa u qartësuar mirë. Në vendin e punës, duhet të jeni më të kujdesshëm.

GAFORRJA 22 qershor – 22 korrik

Po planifikoni aktivitete të reja, të cilat do të rezultojnë mjaft interesante për aktualitetin tuaj profesional. Kursejini energjitë tuaja, për angazhime më të rëndësishme, ose në të kundërt fundi i ditës do ju gjejë të shkatërruar.

LUANI 23 korrik – 22 gusht

Parashikohet një ditë të cilën duhet ta kaloni bashkë me gjithë ata që ju bëjnë të ndiheni rehat. Gjeni një person që të dijë të vlerësojë edhe anën më të ndjeshme të karakterit tuaj.

VIRGJËRESHA 23. gusht – 23 Shtator

Në vendin e punës duhet të jeni sa më karizmatik, por kujdes ndaj ndonjë shpenzimi të rrezikshëm.

PESHORJA 24 shtator – 23 tetor

Kjo është një periudhë ideale për të forcuar pozitën tuaj në sferën profesionale. Këshillohet që të mos ndaleni përballë pengesave të ndryshme, me të cilat do të përballeni në rrugë. Intuita e mirë do të sjellë rezultate të mëdha.

AKREPI 24 tetor – 22 nëntor

Kjo e mërkurë parashikon konfirmime të rëndësishme në të gjitha fushat e rëndësishme të jetës. Një projekt i ri do të aprovohet pa problem dhe një histori e re mund të jetë më se e frytshme.

SHIGJETARI 23 nëntor – 21. dhjetor

Do të arrini të merrni pjesë në një projekt i cili do ti japë një shtysë të rëndësishme karrierës tuaj gjatë muajve të ardhshëm. Duhet të jeni të gatshëm të çoni përpara ide dhe nisma për të rigjetur stabilitetin tuaj. Në mbrëmje, do të jeni të fokusuar tek familja dhe ndjenjat tuaja.

BRICJAPI 22 dhjetor – 20 janar

Kjo ditë do të jetë mjaft e qetë dhe relaksuese. Do të ndjeni nevojën për tu karikuar me energji dhe kjo ndoshta për shkak se gjatë javëve të fundit keni qenë shumë të stresuar.

UJORI 21 janar – 19 shkurt

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e rëndësishme për të rigjetur interesin në disa çështje të së kaluarës suaj, të cilat për një sërë arsyesh i keni lënë pas dore. Mundohuni të mos humbni kohë me diskutime të kota, lidhur me negociata që janë në vijim.

PESHQIT 20 shkurt – 20 mars

Përballja me familjen tuaj ose partnerin/en, nuk është asnjëherë e lehtë, sidomos nëse në qendër të diskutimit është një çështje burokratike ose ekonomike. Këshillohet që të jeni sa më diplomatë dhe të mos shfaqeni shumë agresivë.

/Albest

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0