Historia e YouTube. Si platforma më e madhe për video në botë krijoi profesionin e ri që u siguron njerëzve miliona lekë  - Business Magazine Albania

Historia e YouTube. Si platforma më e madhe për video në botë krijoi profesionin e ri që u siguron njerëzve miliona lekë 

Historia e YouTube

Shkruar nga Geri Kolgega

YouTube është një nga platformat më të mëdha dhe më të njohura të shpërndarjes së videove në internet. Ka më shumë se 4 miliardë orë shikues video çdo muaj dhe rreth 500 orë përmbajtje video ngarkohen në YouTube çdo minutë që kalon. Që nga fillimi në 2005-ën, YouTube është transformuar nga një vitrinë për video amatore në një platformë që shpërndan përmbajtje origjinale, duke konkurruar me televizionet. 

Platforma gjithashtu ka mundësuar krijimin e një profesioni krejtësisht të ri – atë të Youtuber-it një krijues i përmbajtjeve origjinale, që mund të kthehet në një karrierë shumë fitimprurëse për njerëz anembanë botës.

YouTube dhe “YouTubers-at”, krijuesit origjinalë të videove  

YouTube u krijua fillimisht si një platformë, ku çdokush mund të postonte çdo video që dëshironte. Shpresohej që përdoruesit të mund të përdornin faqen për të ngarkuar, ndarë dhe parë video pa kufizime. Që atëherë është rritur për t’u bërë një nga faqet kryesore të shpërndarjes së videove në botë. Sot, shumë Youtuber-s bëjnë një jetë të mirë duke shitur hapësirën e reklamave përpara ose në videot që krijojnë dhe ngarkojnë në platformë.

Njëri prej tyre në Shqipëri është edhe Mateo Velo. Ai shprehet se ideja për të nisur një kanal në Youtube ishte nga nevoja për të shprehur mendimet dhe mungesa e krijuesve në gjuhën shqipe.  Karierra si Youtuber për të është një investim i shtrirë në kohë: 

“Për të qenë i sinqertë, jeta si Youtuber në fillim nuk të siguron asnjë të ardhur. Përkundrazi ti duhet të shpenzosh shumë si në pjesë monetare, si në kohë. Ama të siguron të ardhura të mira kur arrin një bazë të mirë audience dhe nëse e përmirëson veten dhe investon në atë aspekt. Pra, duke investuar në mjete më të mira xhirimi, në njohuri editimi, në njohuri rreth gjërave që thua”,- shprehet ai. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0