Jeta është një udhëtim në të cilin ne vendosim të ndalojmë në pika ku ka suksese për ne. Të rinjtë shqiptarë gjithnjë kanë kërkuar më tepër nga vetja. Një ndër to është edhe Marsida Bandilli. Ajo përfaqëson modelin e studentëve shqiptarë që janë mes Shqipërisë dhe studimeve për të qënë më të realizuar. Duke qënë në përfundim të studimeve pas-universitare të doktoraturës, ajo flet për jetën e saj mes Shqipërisë dhe Brukselit. Gjithçka nisi këtu, si pedagoge në Faktultetin e Shkencave Sociale ajo është marrë tepër me jetën aktive të studentëve dhe aktiviteteve të inicuara prej saj. Marsida është vlerësuar me çmime europiane dhe ka punuar edhe pranë Parlamentit Europian. Aktualisht ajo është konsulente në një institucion financiar dhe në pritje për të mbyllur doktoraturën. “Mezi pres të vij në Shqipëri dhe të jap kontributin tim profesional”, shprehet ajo.
Ju kishit një jetë shumë sociale këtu, si u shkëputet?
Po, kisha një jetë sociale që në fakt kisha punuar për ta ngritur. Çdo ditë e jetës sime ishte e dedikuar për të bërë diçka ndryshe. Një energji, e cila rridhte natyrshëm prej idealeve të mija se si duhet të duket dhe zhvillohet jeta.
Më pas gjykova dhe mendoj me të drejtë që përveç të jetuarit mirë duhet të jesh i arsimuar mirë. Ndjeva nevojën për të bërë një eksperience ndryshe dhe zgjodha Brukselin.
Studimet, kisha vendosur qëllim t’i thelloja më tej, ndaj krijova shkëputjen time të parë.
Kjo më ka ndihmuar të ec përpara dhe të njoh gjëra të reja.
Unë tani e ndaj jetën mes Shqipërisë dhe Brukselit dhe mendoj që këtu kam rrënjë të forta dhe në Bruksel një pemë që rritet çdo ditë profesionalisht. E them me krenari që jam e arritur në karrierë falë guximit dhe punës për t’i bërë gjërat si duhet.
Ti je vlerësuar shumë në Shqipëri apo jo? Po unë kam qënë një vajze që kam bërë gjithnjë punën që kam dashur dhe aktivitete që më kanë ndihmuar të rritem profesionalisht. Isha një pedagoge tek shkencat sociale dhe e bëja me shumë dashuri punën time.
Por, e ke parasysh se sa e rëndësishme është të kesh një eksperiencë “Europiane”? Ëndrra e të gjithëve është të ndërtojnë për veten e tyre gjëra të reja.
Nga natyra jam kurioze dhe doja të dija si funksiononte jeta sociale në Europë. Me çfarë përballeshin të rinjtë atje. Vlerësimet që kam marrë në Shqiperi më kanë ndihmuar të rris egon time profesionale dhe të vazhdoj vetëm përpara.
Cilat janë sfidat që duhet t’i njohë çdo i ri apo e re prej teje?
Sfidat kanë ekzistuar gjithnjë edhe kur kam qenë këtu edhe kur nisa rrugën për studime në Bruksel.
Shqiperia është vend i ngrohte me njerëz shumë solarë dhe të dashur ndersa Brukseli është ndryshe, aty njerëzit janë shumë indiferentë dhe të tregojnë një anë tjeter që unë nuk isha mësuar ta shihja tek njerezit.
Mendoj që sfida më e madhe e çdo njeriu është përshtatja.
Nëse do të arrihej përshtatje mes njerëzve në një kohë të mjaftueshme atëherë këtë do ta quaja tejkalim sfide.
Cila është puna juaj, e parë e cila ju ka diktuar rregullat profesionale?
Puna është gjithçka. Fatmirësisht unë kam punuar gjithnjë. Jam atashuar gjithnjë në punë që kanë të bëjnë me profesionin tim.
Komunikimi është arma ime më e fortë, ndaj e nisa në një zyrë konusulence.
Karriere në ngjitje është edhe “Parlamenti European”. A ishte arritje për ty dhe a do punoje për Shqipërinë atje?
Po e ruaj si një nga eksperiencat më të bukura dhe të vlefshme, sepse isha ende e re në moshë dhe në një vend ku ti je e huaj dhe sërish vlerësohesh kupton meritokracinë.
Shqipëria gradualisht është në hapat e duhur për në BE, ndaj unë do isha e lumtur të punoja për Shqipërinë time të dashur duke e përfaqësuar atë në Parlamentin European.
Projekti juaj i doktoraturës ju ka marrë kohë?
Po. Ka qenë një kohë e gjatë për mua sepse në Bruksel kanë një sistem të fortë filtrash për të nxjerrë në pah më të mirën.
Për momentin unë e mbyll doktoraturën dhe do të shoh përpara për të ardhmen time.
Me sytë jam nga “Parlamenti European”, duke shpresuar që Shqipëria të anëtarësohej sa më shpejt dhe unë të punoja për ta.
Besimi është diçka që lind apo fitohet?
Nuk kam pasur këtë besim që kam sot. Besimi im ka dashur 10-vite të formohet fillimisht.
Pas 10-vitesh unë jam një tjeter njeri, më e plotësuar dhe më e realizuar.
Këshilla që do të jepja për çdo të ri është: “Ndiqni ëndrrat tuaja”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.