Historia e revolucionit teknologjik në industrinë ajrore shqiptare

Historia e revolucionit teknologjik në industrinë ajrore shqiptare


Ing. Donatela Osmënaj

Në vitet 1960 kur industria ajrore u përfshi në implementimin e mekanizmave teknologjikë dhe automatizimin e proceseve manuale, në Shqipëri ndodhën ndërprerje të disa linjave ajrore si pasojë e ndikimit të politikës, pra për rrjedhojë u ul fluksi fluturimeve. Në kushtet e një ekonomie të centralizuar dhe politikave shtrënguese, joliberale për transportin ajror në Shqipërinë e atyre viteve nuk mund të flitej për transport të lirë ajror, e mandej jo dhe jo për revolucion teknologjik.

Ishin vitet 1990, kur për shkak të ndryshimeve politike në vendet e Lindjes, Shqipëria aderoi në ICAO/International Civil Aviation Organisation dhe u liberalizua hapësira ajrore. Liberalizimi i hapësirës ajrore nxiti krijimin e të parës kompani shqiptare të transportit ajror ‘‘Albania Arlines’’. Fillimisht ajo operoi si jointventure (bashkim i dy ose më shumë kompanive) me TYROLEAN, AIRWAY dhe qeveria Shqiptare me AlbaTransport.  Në vitin 1995 kompania u privatizua nga  M.A. Kharafi&Sons Group (Kuwait).

Kompania kishte në zotërim 3 avionë/aircraft BAe 146-1100, BAe 146-200 dhe BAe 146-300  me të cilët operonte drejt destinacioneve kryesore si Bolonja, Frankfurt, Stamboll, Torino, Romë, Prishtinë dhe Londër dhe me chartera drejt Sharm El Sheikh, Dubai, Tunizi, Antalia Paris dhe Pragë.

Edhe pse investimet e linjave ajrore në sistemet e tyre të informatizuara kishin kohë që zhvilloheshin dhe sofistikoheshin, Shqipëria u bë shpejt pjesë integrale e këtyre zhvillimeve, e detyruar nga faktorë të ndryshëm të makromjedisit. ( në këtë rast faktorët teknologjikë ).

Fillimisht Albania Airlines përdori mekanizmat teknologjikë SITA për optimizimin e një sërë detyrash operacionale dhe menaxheriale. SITA/Socite International de Telecommunications Aeronautiques, si një kompani shumëkombëshe e teknologjisë së informacionit ofronte shërbime për menaxhimin komercial të linjave ajrore, operacionet e pasagjerëve, operacionet e fluturimit, operimet e avionëve, komunikimet air-to-ground, menaxhimin dhe operacionet e aeroportit, operacionet e bagazheve dhe sigurinë e transportit.

Qasja me sistemet teknologjike ishte gjithnjë më e madhe dhe shumë shpejt Albania Airlines investoi në blerjen e sistemit Galileo. Sistemi konsitonte në kërkimin e destinacionit të kërkuar nga pasagjeri, kapjen e çmimit dhe rezervimin e tij duke ofruar kështu kodin e rezervimit të pasagjerit (PNR). Biletat plotësoheshin manualisht nga agjentët e shitjeve, duke iu referuar sistemit, proçedurë që zgjati deri në vitin 2008, kohë kur Albanian Airlines operonte me dy sisteme pasi kishte blerë dhe sistemin Amadeus. Liberalizmi i hapësirës ajore dhe një sërë përmirësimesh të shërbimeve të aeroportit në mënyrë që të përshtateshin me standardet e kërkuara ndërkombëtare, rritën numrin e kompanive ajrore që filluan të operonin në Shqipëri krahas kompanisë së parë ‘‘Albanian Airlines’’.

Të dhënat e grumbulluara nga Instituti i Transporteve dhe Aeroporti “Nënë Tereza” tregojnë se në 5 vitet e fundit ka pasur një rritje të  numrit të ulje-ngritjeve të avionëve në Shqipëri nga 17.521 në 20.778.

Lexoni: Kompania kineze merr 100% të aksioneve të “Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës”

Dixhitalizimi si një pjesë e revolucionit teknologjik dhe marketingut ka transformuar edhe ndërveprimin me klientët duke rritur cilësinë e shërbimit. Në industrinë ajrore format e marketingut tradicional janë zëvendësuar thuajse totalisht me format e reja dixhitale. Marketingu dixhital përveç se është më efikas në kohë dhe në burime njerëzore është dhe më i arritshëm nga klientët, i cili sot duhet thënë është një konsumator smart (i rrethuar nga nyje dixhitale).

Ekzistojnë disa strategji të marketingut dixhital të aplikuara nga linjat ajrore. PPC Champ, një nga kompanitë lider në marketingun dixhital sugjeron pesë format më të mira të promovimit online të airlines-ave, siç janë SEO – proces i marrjes së trafikut nga rezultatet e kërkimit falas në motorët e kërkimit dhe SEM – proces i cili lidhet me përfitimin e trafikut të internetit duke blerë reklama në motorët e kërkimit. Ndërkohë, PPC/Payperclick është një strategji e promovimit online, si një nga praktikat më të mira. Lidhet me zgjedhjen dhe grupimin e fjalëve kyçe si një nga komponentët më kryesor në marketingun dixhital. Ndërsa dy format e fundit kanë natyrë edhe më marketuese si: Email marketing, i cili lidhet me dërgimin e përmbajtjeve marketing mes emailit. Kjo është një nga praktikat më të sugjeruara jo vetëm nga PPC Champe, por edhe ekspertë të marketingut dixhital dhe mediat sociale, të cilat janë një kanal thelbësor për të ofruar promovimin, informacionin e duhur dhe për të bashkëvepruar me klientët.

Sigurisht transformimi dixhital është i ndërlikuar. Të bësh këtë revolucion duhet të bashkosh nga njëra anë sistemet tradicionale të trashëguara nga e kaluara dhe në anën tjetër sistemet smart të botës së dixhitalizuar. Infrastruktura e vjetër e bën të vështirë qasjen me zhvillimet globale dixhitale, por jo të pamundur. Intervistat e bëra me një nga punonjësit e ‘‘Albanian Airlines’’, të parës kompani shqiptare, dëshmuan se mungesa e konkurencës në tregun e sapoliberalizuar bënte që të shiheshin të panevojshme zhvillimi i strategjive marketing. Hyrja e kompanive të reja në treg si AdaAir, Albatours mandej dhe BelleAir nxiti konkurrencën si rrjedhim zhvillimin e praktikave dhe strategjive marketing.

Qasja e vonëshme me praktikat dhe strategjitë e marketingut dxhital në Shqipëri lidhet ngushtë me faktorë të mikromjedisit siç është ai ekonomik dhe social. Shoqëria jonë e mbyllur, e painformuar me trendet më të fundit të inovacionit nuk ishte lehtësisht e familjarizuar me inovacionin. Kujtojmë faktin që biletat e para elektronike filluan në Shqipëri në vitin 2008.

Edhe pse sot mund të flasim për rezervime online nga vetë klientët në faqet e linjave ajrore, duhet  bërë edhe një krahasim mes rezervimit online dhe atij me agjenci. Rezervimi online ka dhe disavantazhet e veta për të cilat konsumatori nuk është gjithmonë i ndërgjegjshëm. Në rezervimet online mund të dalin kombinime, të cilat nuk janë të sigurta nëse mund të kapin connection, në ndryshim nga ai me GDS/Global Distribution System i cili pasqyron vetëm fluturimet e sigurta. Gjithashtu, në rezervimin online, ndryshe nga sistemet nuk mund ta ruash çmimin dhe të ndryshosh rezervimin me qëllim kapjen e një klase me çmim më të arsyeshëm.

Nga ana tjetër, rezervimi online nuk të lejon të bësh voidticket (anulim të biletës) ndërkohë që sistemet ta lejojnë pa asnjë penalitet brenda ditës. Në këtë mënyrë ne mund të themi që adoptimi i këtyre mekanizmave TIK në linjat ajrore rrit reputacionin dhe besueshmërinë kundrejt klientëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0