Hidroponia dhe aquaponia, cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e këtyre sistemeve

Hidroponia dhe aquaponia, cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e këtyre sistemeve

~5 minuta lexim


Hidroponi dhe aquaponi, janë dy temra  të njohura në mbarë botën, por në vendin tonë këto dy terma janë deri diku të rinj, pasi edhe numri i fermave të tilla është shumë i kufizuar krahasuar me fermat organike.

Fermat hidroponike konsistojnë me prodhime, të cilat rriten në sera pa u mbjellë në tokë, të ushqyera vetëm me ujë të pasur me lëndë ushqyese. Po ato aquaponike? Fermat aquaponike janë produkt i integrimit të dy sistemeve, hidroponi + akuakulturë. Sistemi akuaponik ështe një sistem me cikël të mbyllur të qarkullimit të ujit. Nga vaska e peshqve uji rrjedh në shtretërit e bimëve, i pastruar e i filtruar nga bimët rikthehet te peshqit.

BusinessMag.al si media e shkruar, ka sjellë shpesh në vëmendjen e lexuesit fermat në Shqipëri. Në këtë artikull do të njiheni me avantazhet dhe disavantazhet që ofrojnë ferma hidroponike dhe aquaponike.

Avantazhet e sistemit hidroponik

  • mundësi e kontrollit rigoroz deri në miligram i përdorimit të ushqimit për bimën. Kjo do të thotë që për fermerin nuk ka shpërdorim të materialeve bujqësore.
  • kontrollim rigoroz të sasisë së ujit në përdorim. Duke qenë se është një sistem i mbyllur dhe qarkullues arrijmë të përdorim 1/100 e sasisë së ujit, të cilën do ta përdornim në kultivimin me tokë.
  • sistemi hidroponik mundëson rritjen e produktit në mënyrë totalisht të qetë nga faktorë ngacmues dhe dëmtues për bimën, pasi dëmtuesit e tokës janë automatikisht të eleminuar, uji kalon në sistem filtrimi dhe bimës i shkon një ujë më shumë se i pijshëm nga njeriu, një ujë 100% i pastër nga ana bakteriologjike dhe kimike.
  • sistemi hidroponik të kushtëzon vetëm diçka – një strukturë sere të kompletuar nga aksesorët e duhur për bimën duke filluar nga ventilimi, hijëzimi, ndriçimi etj.

Disavantazhet

  • Investim fillestar është relativisht i lartë, për shkak të pajisjeve të shtrenjta.
  • Kushtet e hidroponisës (prezenca e fertilizuesve dhe lagështisë së lartë) krijojnë një mjedis që stimulon rritjen e salmonelës.
  • Kërkon përdorimin e ujit të pandotur.

Lexo:  Ferma që mund ta keni edhe në shtëpinë tuaj

Avantazhet e sistemit aquaponik

  • Mund të zhvillohet në çdo lloj ambienti apo hapësire, pasi nuk kërkon tokë (dhe).
  • Sasia e ujit që përdoret është sa 1/10 e sasisë së ujit tek bujqësia tradicionale.
  • Zero përdorim pesticidesh apo kimikatesh. Shmangie e punëve të rënda si: frezim, prashitje etj.
  • Rendiment i lartë për njësi sipërfaqe.
  • Prodhim paralel, perime dhe peshk.
  • Nuk ka nevojë për njohje të thelluar në fushën e bujqësisë.
  • Minimizim i fuqisë punëtore.

Disavantazhet:

  • Kosto fillestare e lartë ndërtimi.
  • Suport me gjenerator për rastet e mungesës së energjisë.

Lexo:  Jani Taçi, inxhinieri që i’u përkushtua fermës Aquaponike

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0