Hidrocentrale në zona të mbrojtura, Ministri Klosi: nuk do të lejohen - Business Magazine Albania

Hidrocentrale në zona të mbrojtura, Ministri Klosi: nuk do të lejohen


Investimet në hidrocentrale pritet të mos bëhen më në zonat e shpallura të mbrojtura. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, ka bërë të ditur se do të ndalojë ndërtimet në zonat me vlera natyrore dhe historike. Ministri Blendi Klosi, ka theksuar para një auditori se në zonat e mbrojtura do të jetë e pamundur ndërtimi i HEC-eve. “Vendosja e një ekuilibri mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së natyrës është synimi kryesor i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit”, tha Klosi.

Ministria ka ngritur një grup pune me ekspertë të fushës për forcimin e rregullave lidhur me ndërtimin e heceve dhe mënyrën e shfrytëzimit të lumenjve pa sjellë dëme në mjedis.

Ndërtimi i HEC-eve në zona të mbrojtura është një betejë disa vjeçare për ambientalistët. Më e njohura është fushata e zhvilluar prej tyre në mbrojtje të Valbonës. Pjesë e kësaj fushatë, janë bërë edhe këngëtarë të njohur shqiptarë nëpër Botë.

Lexo: Vazhdon konflikti i HEC-eve me qeverinë

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0