Hidheni kompjuterin. 99% e shqiptarëvë përdorin smartphonë për të hyrë në internet - Business Magazine Albania

Hidheni kompjuterin. 99% e shqiptarëvë përdorin smartphonë për të hyrë në internet


Gjatë këtij viti, gati 69% e popullsisë në moshën 16 – 74 vjeç përdorin internet. Mbi 87 % e tyre e përdorin atë çdo ditë. Sipas anketës së INSTAT për Përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) gati 99 % e individëve të moshës 16 – 74 vjeç kanë përdorur aparat celularë/telefona smart për të hyrë në internet.

Ky tregues u rrit 5 pikë përqindje krahasuar me vitin 2018. Sipas studimit 23,7 % dhe 6,8 % e popullsisë në studim e përdorin internetin nëpërmjet laptopit dhe tabletit. Edhe këto tregues kanë pësuar rritje ndaj një viti më parë, respektivisht 8,5 dhe 1,1 pikë përqindje.

Ndërkohë, pothuajse të gjithë përdorin WhatsApp, Viber, Skype. 92% e qytetarëve të anketuar kanë pohuar përdorimin e tyre.

Familjet me akses në internet

Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet në vitin 2019 është 82,2 %, krahasuar me 80,7 % një vit më parë. Më shumë se gjysma e familjeve (57 %) kanë akses në internet me rrjet broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.). Përqindja e familjeve me akses në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (telefona smart 3G ose 4G, tablet, etj.), është 88,9 %.

Përdorimi i TIK nga grupmosha 16 – 74 vjeç

Individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës në vitin 2019, janë gati 67 % e popullsisë përfshirë në studim, ose 6% më shumë se një vit më parë.

87% e të anktetuarve e përdorin shpesh internetin (çdo ditë/pothuajse çdo ditë) dhe 11,5 % (të paktën një herë në javë).

Aktivitetet kryesore që kryhen nëpërmjet internetit janë: kërkimi i informacionit për mallrat dhe shërbimet (për 50,2 % të përdoruesve të internetit), marrja ose dërgimi i email (32,5 %), shikimi I filmave në internet, (live ose të ruajtura online 38,2 %).

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0