Hera e parë në histori/ Bie volumi i shitjeve të “Premten e Zezë”. Raporti tregon disa arsye - Business Magazine Albania

Hera e parë në histori/ Bie volumi i shitjeve të “Premten e Zezë”. Raporti tregon disa arsye

Shitjet online gjatë të “Premtes së Zezë” ranë pak këtë vit, duke shënuar herën e parë që shpenzimet kanë qenë më të ulëta se një vit më parë, siç vihet re në një raport për blerjet e festave nga Adobe Analytics. Blerësit në internet thuhet se shpenzuan gjithsej 8.9 miliardë dollarë këtë vit, duke rënë pak më pak se 9 miliardë dollarë që u shpenzuan në 2020.

Adobe sugjeron se tendenca rënëse mund të jetë shkaktuar nga një rritje në shpenzimet e hershme, pasi disa dyqane filluan shitjet dhe promovimet që në tetor. Dhe kur konsumatorët bënë blerje në internet gjatë të Premtes së Zezë, Adobe zbuloi se 44.4 përqind e këtyre shitjeve ishin bërë nga një smartphone, një rritje prej 10.6 përqind nga viti i kaluar.

“Për herë të parë në hsitori, e Premtja e Zezë pa një përmbysje të trendit të rritjes së viteve të kaluara,” tha Vivek Pandya, analisti kryesor në Adobe Digital Insights. “Blerësit po tregohen strategjikë në blerjen e dhuratave, duke blerë shumë më herët gjatë sezonit dhe duke qenë fleksibël kur blejnë për t’u siguruar që marrin ofertat më të mira.”

Lexo edhe: Black Friday, Ja 5 propozime me interes për ju nga Aladini

Ndërsa shitjet e hershme mund të kenë qenë faktori kryesor pas rënies, çështjet e zinxhirit të furnizimit global mund të kenë qenë një kontribues tjetër. Sipas raportit të Adobe, mesazhet se “stoku ka mbaruar” janë rritur me 124% që nga janari 2020, duke e bërë më të vështirë për blerësit të marrin produktet që dëshirojnë. Raporti vë në dukje se pajisjet shtëpiake dhe ato elektronike janë prekur më së shumti nga kjo, dhe mungesa e vazhdueshme e çipave ndoshta ka të bëjë me të.

Ndër produktet më të njohura të teknologjisë në të Premten e Zezë ishin Nintendo Sëitch dhe Meta (dikur Oculus) Quest 2, ndërsa Just Dance 2022, Spider-Man: Miles Morales, AirPods, iPad 10.2 inç ishin të gjitha nga më të shiturat ditën e ardhshme, të shtunën. Deri më tani, blerësit kanë shpenzuar mbi 3 miliardë dollarë për 19 ditë gjatë gjithë këtij sezoni festash. Vitin e kaluar rreth kësaj kohe, Adobe numëroi vetëm pesë ditë ku shpenzimet i kaluan 3 miliardë dollarët.

The Verge 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0