Heineken: 150 vjet freski, gëzim dhe “Momente të Bukura” - Business Magazine Albania

Heineken: 150 vjet freski, gëzim dhe “Momente të Bukura”

Heineken: 150 vjet freski, gëzim dhe “Momente të Bukura”

Heineken, një nga markat më të njohura të birrës në botë, feston këtë vit 150-vjetorin, me një fushatë inovative që thekson rëndësinë e shijimit të birrës dhe “Momenteve të Bukura” që shoqërojnë konsumin e saj.

Fushata “Momente të Bukura” thekson vlerat e lidhjes njerëzore dhe shijimit të birrës në mënyra të ndryshme për të krijuar momente të mahnitshme për konsumatorët në të gjithë botën. 150 vjet freski, gëzim, Momente të Bukura që do të zgjasin ndër breza, pa u ndalur!

Megjithëse 150 vjetori mund të ishte një mundësi për të folur rreth trashëgimisë së markës, Heineken ka zgjedhur një qasje të ndryshme. Heineken prezanton një eksplorim të gjerë të mënyrave si njerëzit shqiptojnë dhe shijojnë birrën e tyre të preferuar, duke udhëtuar nëpër glob e duke u treguar konsumatorëve se sa rëndësi ka të gëzosh “Momentet e Bukura” në mënyra të ndryshme dhe se shijimi i birrës Heineken varet nga shoqërimi cilësor dhe fuqia e lidhjes njerëzore.

Përmes spotit të realizuar, konsumatorët përjetojnë një gamë të gjerë të situatave, ku e pranishme është vetëm Heineken. Këto situata përfshijnë edhe gabime të qëllimshme, si një tatuazh i logos së Heineken i shkruar gabim, ose mënyrat e servirjes së birrës me limon, pipëz e madje edhe akull. Por, të gjitha këto vijnë natyrshëm, si pjesë e jetës së konsumatorëve që shijojnë Heineken prej dekadash.

Pjesë e fushatës së komunikimit  janë edhe imazhe ikonike të markës, si ajo me ish-kampionin e botës në Formula 1, Mika Hakkinen.

Heineken ka përdorur edhe humorin në mediat sociale dhe faqet e internetit, për të krijuar një ndjenjë të ndërgjegjësimit ndaj rëndësisë së “Momenteve të Bukura”.

Përdorimi i gabimeve të zakonshme drejtshkrimore dhe pseudonimeve është një mënyrë për t’u kujtuar njerëzve se rëndësi kanë ndjesitë dhe jo drejtshkrimi i saktë.

Heineken thekson se për markën nuk ka rëndësi se si shqiptohet apo përkthehet në gjuhë të ndryshme. Ajo çfarë ka rëndësi është që konsumatorët ta shijojnë birrën e tyre të preferuar dhe te përjetojnë “Momente të Bukura”.

E pranishme në mbi 192 vende, Heineken vazhdon të surprizojë konsumatorët, duke sjellë risi si Heineken 0.0 dhe Heineken Silver.

HEINEKEN në Shqipëri

Që prej vitit 2000, kur u bë pjesë e portofolit të Agna Group, Heineken ka fituar zemrat e konsumatorëve shqiptarë, që duke e shijuar vazhdimisht – e kanë bërë Heineken një markë shumë të suksesshme.

Aktivizimet për konsumatorët ndër vite, përmes platformës së UEFA Champions League e shumë të tjera, kanë mundësuar për konsumatorët eksperienca unike. Edhe këtë vit, në kuadrin e 150 vjetorit, Heineken vjen me premtimin për një verë të paharrueshme. Përmes promocionit veror, Heineken do të ofrojë plot “Momente të Bukura”, me dhurata, festa e surpriza. 150 konsumatorë do të kenë mundësinë të fitojnë dhurata speciale.

Mekanizmi i promocionit është shumë i thjeshtë: Pasi gjejnë kodet e shënuara në tapat e shisheve Heineken, konsumatorët duhet t’i regjistrojnë ato në faqen e internetit heineken.com. Fituesit do të shpallen çdo javë. Nga setet Heineken dedikuar pushimeve, fundjavat në çift në Jug të Shqipërisë e deri në eksperienca të paharrueshme në vendlindjen e Heineken, në Amsterdam, bashkuar me festat nga Heineken, do të jenë mënyra për të festuar me konsumatorët shqiptarë këtë jubile speciale të Heineken.

Ju ftojmë të gjithëve të shijoni këtë verë Momente të Bukura me të dashurit tuaj dhe me Heineken!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0