Në vitin 2008 ajo u shpërngul në San Francisko për të ndjekur studimet “Master i Administrimit të Biznesit”. Në MBA ajo shërbente si asistente e dekanit dhe përfitoi Bursën e Asociacionit të Femrave të Universitetit Amerikan. Pas përfundimit të MBA, ajo ka punuar për kompani të shumta në fushën e marketingut dixhital, duke përfshirë Visa, Quinstreet (më pas IPO në vitin 2010), Adchemy (i blerë nga Walmart), Hotwire (pronë e Expedia), Legalzoom dhe më së fundi në LinkedIn.
Ajo ka punuar si Menaxhere e Operacioneve të Marketingut në LinkedIn në San Francisco prej vitit të kaluar, ku edhe ajo aktualisht punon.
Ajo ka marrë shumë mirënjohje përfshirë: Bursën e Asociacionit të Femrave të Universitetit Amerikan 2007-2008, Asistente e Dekanit në Universitetin e San Franciscos 2006-2008 dhe Dekoratën e Shoqërisë Alpha Chi.
Pikat e saj të forta përfshijnë: Strategjinë e Marketingut, Testimin A/B, Search Engine Marketing (SEM), Paguaj per Klikim (PPC), Marketing Vizual, Search Engine Optimization (SEO) dhe Email Marketing. Asaj i pëlqen teknologjia, marketingu dhe matematika dhe ka gjetur se marketingu dixhital kombinon të gjitha të mësipërmet.
Kohët e fundit ajo ka mbaruar doktoraturën në fushën e marketingut në Universitetin e Golden Gate. Ajo tani jeton në San Francisco me burrin e saj dhe vajzën. Të pasurit e Havas si folëse në KosICT tregon se puna e palodhshme dhe talenti çojnë në kapjen e majave të suksesit.
Burimi: telegrafi.com