Shqipëria do të përdorë AI-në në luftën kundër pastrimit të parave - Business Magazine Albania

Shqipëria do të përdorë AI-në në luftën kundër pastrimit të parave

Për herë të parë, Shqipëria do të përfshijë Inteligjencën Artificiale  në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe forcimit të sistemeve të sigurisë financiare.

Agjencia e Inteligjencës Financiare (ish Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave) ka prezantuar Strategjinë Kombëtare kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024–2030, e cila synon të ndërtojë një sistem financiar të qëndrueshëm, të sigurt dhe të papërshkueshëm nga rreziku kriminal. Përdorimi i inteligjencës artificiale parashikohet si një nga shtyllat themelore të kësaj strategjie.

Në thelb të saj, kjo strategji përfshin ngritjen dhe konsolidimin e sistemeve digjitale për menaxhimin dhe gjurmimin e çështjeve sensitive, përdorimin e teknologjisë për rritjen e përputhshmërisë me rregulloret kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe aplikimin e AI-së për analizën dinamike të të dhënave dhe vlerësimin e rrezikut shkruan Ekofin.

Lexo edhe: 22-vjeçarja nga Kosova shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA

Në përputhje me udhëzimet e Komisionit Evropian dhe organizatës Moneyval, strategjia thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, përfshirjes aktive të të gjitha institucioneve në vlerësimet ndërkombëtare, dhe përmirësimin e qëndrueshëm të kuadrit ligjor dhe standardeve të punës në këtë fushë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0