Hava Maloku – lidh LinkedIn me KosICT - Business Magazine Albania

Hava Maloku – lidh LinkedIn me KosICT


Hava Maloku, është lindur dhe rritur në Prishtinë, Kosovë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ajo ishte përfituese e bursës së plotë për të studiuar në Universitetin e Gracelandit në Lamoni, Iowa. Ajo u diplomua nga Graceland me specializim të dyfishtë por primar në “Administrim Biznesi” dhe “Biznes Ndërkombëtar” dhe në specializim dytësor në “Teknologjitë e informacionit”.

Në vitin 2008 ajo u shpërngul në San Francisko për të ndjekur studimet “Master i Administrimit të Biznesit”. Në MBA ajo shërbente si asistente e dekanit dhe përfitoi Bursën e Asociacionit të Femrave të Universitetit Amerikan. Pas përfundimit të MBA, ajo ka punuar për kompani të shumta në fushën e marketingut dixhital, duke përfshirë Visa, Quinstreet (më pas IPO në vitin 2010), Adchemy (i blerë nga Walmart), Hotwire (pronë e Expedia), Legalzoom dhe më së fundi në LinkedIn.

Ajo ka punuar si Menaxhere e Operacioneve të Marketingut në LinkedIn në San Francisco prej vitit të kaluar, ku edhe ajo aktualisht punon.

Ajo ka marrë shumë mirënjohje përfshirë: Bursën e Asociacionit të Femrave të Universitetit Amerikan 2007-2008, Asistente e Dekanit në Universitetin e San Franciscos 2006-2008 dhe Dekoratën e Shoqërisë Alpha Chi.

Pikat e saj të forta përfshijnë: Strategjinë e Marketingut, Testimin A/B, Search Engine Marketing (SEM), Paguaj per Klikim (PPC), Marketing Vizual, Search Engine Optimization (SEO) dhe Email Marketing. Asaj i pëlqen teknologjia, marketingu dhe matematika dhe ka gjetur se marketingu dixhital kombinon të gjitha të mësipërmet.

Kohët e fundit ajo ka mbaruar doktoraturën në fushën e marketingut në Universitetin e Golden Gate. Ajo tani jeton në San Francisco me burrin e saj dhe vajzën. Të pasurit e Havas si folëse në KosICT tregon se puna e palodhshme dhe talenti çojnë në kapjen e majave të suksesit.

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0