Hapja e bursës, një hap i madh për tregun financiar

Hapja e bursës, një hap i madh për tregun financiar


Elvin Meka, ish-drejtor i Bursës së Tiranës dhe ekspert i tregjeve financiare, thotë se funksionimi i bursës do ta ndryshojë rrënjësisht tregun financiar në Shqipëri.

Tregu i kapitalit do të sjellë një kolonë të dytë zhvillimi, si alternativë në tregun tashmë të konsoliduar bankar.

“Natyrisht që ky përbën një lajm të mirë, të mirëpritur të themi në sistemin financiar shqiptar. Duhet të ishte bërë me kohë ose më mirë duhet të themi nuk duhet të ishte lejuar mbyllja e bursës së Tiranës, pavarësisht sot flasim për një subjekt që nuk ka të bëjë fare me shtetin, por vjen nga një sipërmarrje tërësisht private. Ky është një lajm akoma më i mirë. Mendoj se sfida e këtij subjekti të ri privat mbetet e njëjtë si në ’96 edhe në vitin 2000, që ka të bëjë pikërisht me atë që, cila do të jetë lënda e parë ose produktet që do të ofrohen, që do të tregtohen nëpërmjet këtij subjekti të ri”, deklaroi Meka.

Sfida kryesore për bursën e re, sipas Mekës, do të jetë te sigurimi i produkteve të mjaftueshme për t’u tregtuar në të. Ai është i mendimit se, në afatin e shkurtër, potencialet e zhvillimit janë sidomos te instrumentet e borxhit koorporativ dhe sidomos te obligacionet. Fakti është disa kompani shqiptare kanë nisur emetimin e titujve të borxhit përbën një sinjal të interesit për këtë formë të huamarrjes.

Obligacionet mund të ofrojnë një sërë avantazhesh, si për emetuesit, ashtu edhe për blerësit. Përmes obligacioneve, bizneset mund të sigurojnë hua afatgjatë me kushte më të favorshme. Ndërkohë, investitorët mund të përfitojnë kthime më të mira krahasuar me investimet financiare tradicionale. Gjithashtu, ekzistenca e një burse e bën obligacionin një instrument likuid dhe të tregtueshëm në çdo kohë.

“Ajo që është e mundshme për t’u zhvilluar, nisur nga konteksti historik i zhvillimit të produkteve dhe tregjeve. Në radhë të parë unë do të veçoja obligacionet të korporatave, si një produkt shumë i ngjashëm me huanë bankare, pra ku bizneset e mëdha janë të familjarizuara me mënyrën e funksionimit të produktit”, tha Meka.

Sipas Mekës, mungesa e vullnetit politik për ta bërë funksionale ish-Bursën e Tiranës i shkaktoi tregut një humbje të madhe në kohë. Përvoja që mund të ishte fituar nga Bursa e Tiranës, do të kishte hedhur tashmë disa baza në njohjen e instrumenteve të tregut të kapitalit nga shqiptarët.

Në fillim të kësaj jave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare licencoi Bursën Shqiptare të Titujve – ALSE, të parin treg privat të kapitalit në Shqipëri. Në vitin e parë të aktivitetit, pritet që operacionet të fokusohen kryesisht te tregtimi i letrave me vlerë të qeverisë shqiptare, ndërsa më tej pritet që t’i hapet rruga edhe tregtimit të titujve të biznesit.

/Scan-Tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0