Hapet thirrja për programin 2-vjeçar të "Ekspertëve të Rinj të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale" - Business Magazine Albania

Hapet thirrja për programin 2-vjeçar të “Ekspertëve të Rinj të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale”

Hapet thirrja për programin 2-vjeçar të "Ekspertëve të Rinj të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale"

Programi i Ekspertëve të Rinj të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, WIPO-së (YEP) synon të përmirësojë dhe zgjerojë aftësitë e brezit të ardhshëm të drejtuesve globalë të Pronësisë Intelektuale (PI) për të ndihmuar në ndërtimin e ekosistemeve të inovacionit, në mbarë botën.
Nëpërmjet këtij programi konkurrues 2️⃣ -vjeçar, 10 profesionistë të rinj dhe të talentuar do të punojnë drejtpërdrejt në iniciativat e ndryshme të WIPO-s. Programi ofron ekspozim ndaj aspekteve teknike dhe strategjike të PI-së, duke i lejuar pjesëmarrësit e YEP të fitojnë aftësi dhe njohuri, që mund të kontribuojnë në rritjen e ardhshme ekonomike të vendeve dhe rajoneve të tyre respektive.

Kjo, është një mundësi unike për karrierën tuaj dhe një program lidershipi për jetën!

Lexo edhe: Instagram tani i lejon përdoruesit të shtojnë këngë të shumta audio në Reels

YEP nuk synohet si një mjet për rekrutimin në WIPO, por për të rritur udhëheqësit e PI-së, të cilët më pas, mund të bëjnë ndryshimin në terren, në vende të ndryshme të botës. Si i tillë, dhe në përputhje me praktikën në programe të ngjashme, pjesëmarrësit në YEP nuk do të lejohen të aplikojnë për asnjë punësim në WIPO gjatë kohës së tyre si YEP. Ata që marrin pjesë, gjithashtu, nuk do të lejohen të punojnë në/ose për WIPO-n, në dy vitet pas përfundimit të pjesëmarrjes së tyre në YEP.

‼️ Informacione të rëndësishme për programin.
Vendndodhja: Gjenevë, Zvicër
Kohëzgjatja: 24 muaj
Afati i aplikimit: 15 gusht

Kërkesat:
1️⃣Maksimumi 35 vjeç, në momentin e dorëzimit të aplikimit;
2️⃣Në dispozicion për 24 muaj për vitin 2025 – 2026;
3️⃣Një diplomë universitare;
4️⃣Së paku 2 vjet përvojë, në fusha të ngjashme;
Aftësi të shkëlqyera analitike, kërkimore dhe organizative;
5️⃣Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale;
6️⃣Anglisht e folur dhe e shkruar shkëlqyeshëm;
7️⃣Njohuri ose përvojë në fushën e PI-së, inovacion ose kreativitet.

Për informacion të mëtejshëm, klikoni në link:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0