Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e kësaj kompanie z.Lukas Nam.
“Pasi bëmë një studim edhe në vendet e tjera të rajonit, zgjodhëm Shqipërinë për të investuar për shkak të fuqisë punëtore të kualifikuar, kostove konkurruese, pozitës gjeografike, incentivave lehtësuese nga qeveria shqiptare dhe suportit të AIDA-s”, u shpreh Nam.
Me planin e biznesit të propozuar, kompania parashikon të zhvillojë një sipërfaqe rreth 4.9 ha, pronë shtetërore, e njohur si “Baza e Tubove” që ndodhet në Zhupan, Fier. Kjo zonë është përcaktuar si zonë me përparësi zhvillimi për këtë industri nga qeveria në 2018. Aktiviteti ekonomik i “Yura””, do të fillojë brenda vitit 2019, ku do të punësohen rreth 600 punonjës, ndërsa vlera e investimit është parashikuar 6,5 mln Euro në fazën e parë. Faza e dytë e këtij projekti parashikon një ri-investim me 13 milionë euro dhe numrin e punonjësve me 1100 vetë. Në planet afatgjata kompania parashikon edhe hapjen e dy fabrikave të tjera në Shqipëri, me një numër total punonjësish rreth 4000 vetë. Aktualisht “Yura” operon në shumë vende 12 vende të botës, me 60 fabrika në sektorin e prodhimit të sistemeve elektrike dhe pjesëve elektrike për automobilë, për kompani, si: Kia dhe Hyundai, AUDI, dhe Mercedes-Benz.
Yura Corporation Albania u themelua në maj të vitit të kaluar. Negociatat për vendimmarrje zgjatën gati një vit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto