Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në hapjen e Panairit të Punës 2016 në ‘Pallatin e Kongreseve’, duke përsëritur mesazhin e tij se Shqipëria ka punë por duhen profesionistë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i Qeverisë theksoi se në panair janë 8 mijë vende të lira pune dhe ftoi qytetarët që të shkojnë dhe të aplikojnë për punë e të bëjnë intervista nëpër kompanitë përkatëse, që janë të vendosur momentalisht tek ‘Pallati i Kongreseve’.
Kryeministri Rama shtoi se punësimi në privat është një mundësi e mirë, pasi është e pamundur që të fillojnë të gjithë në administratë shtetërore.
“Janë 8 mijë vende pune që ofrohen nga 130 sipërmarrje. Janë 31 mijë vende pune që janë të hapura, por 55% e punëkërkuesve janë pa arsim dhe 40% e kërkesave janë për teknikë e specialistë. Mungojnë njerëzit e kualifikuar”, u shpreh Rama.
Panari i Punës 2016 do të jetë i hapur më datat 28-29-30 Prill, ku marrin pjesë 130 sipërmarrje.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto