Hapet NEW YORKER, dyqani i veshjeve të modës për të rinj - Business Magazine Albania

Hapet NEW YORKER, dyqani i veshjeve të modës për të rinj


NEW YORKER mbërrin në Shqipëri! Është hapur këtë të enjte në Tiranë në Qendrën Tregtare QTU dyqani më i ri. I përshtatur për adoleshentë dhe të rritur, femra e meshkuj, dyqani shumëngjyrësh dhe me stile për okazione të ndryshme, mirëpriti vizitorët dhe klientët e parë.


Në rreth 1000 m² hapësirë për shitje, ikona e modës ofron një gamë të gjerë të tendencave më të fundit të modës. Veshjet e markave të ndryshme janë zgjidhje optimale për të rinj me një raport shumë të mirë cilësi-çmim. Me seli në Braunschweig të Gjermanisë, NEW YORKER është një lojtar i suksesshëm në biznesin e modës me mbi 1,000 dyqane në 42 shtete. Për 40 vjet, kompania është bërë një ndër markat më të mëdha të modës në botë.


Ajo punëson mbi 18,000 persona. NEW YORKER është sinonim i modës, e cila e rizbulon veten çdo ditë. Me stilin e lirë ose pamje elegante për raste festash, çdokush gjen veshjen e duhur për t‘u dukur në mënyrë të përkryer me një çmim të mirë. Duke i qëndruar besnik motos “Vishu për momentin”, ju gjithmonë do të gjeni trendet më të fundit dhe modën më të re.

Përshtypja e blerësve të parë të këtyre veshjeve është: veshjet të bukura, cilësore dhe me ccmim të arësyeshëm, pikërisht ajo që i duhet një familje me fëmijë në shkollë dhe prindër të rinj.

Çdo moment është unik, siç është edhe çdo veshje. Prandaj gama e produkteve të NEW YORKER përbëhet nga markat e veta: FSBN, FB SISTER (veshje sportive dhe veshje stili i rrugës), AMISU dhe SMOG (veshje të përditshme dhe për mbrëmje), CENSORED (të brendshme dhe bikini) dhe një gamë të gjerë AKSESORËSH.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0