Hapet në Pallatin e Kongreseve panairi “Tourism & Travel Show Albania 2025” - Business Magazine Albania

Hapet në Pallatin e Kongreseve panairi “Tourism & Travel Show Albania 2025”

Hapet në Pallatin e Kongreseve panairi “Tourism & Travel Show Albania 2025”

Panairi i vetëm i dedikuar sektorit të turizmit në Shqipëri, Tourism & Travel Show Albania 2025, ka nisur zyrtarisht, duke shënuar fillimin e panaireve të këtij viti. Organizuar nga Iceberg Exhibitions, ky edicion ka mbledhur 100 ekspozues nga Shqipëria dhe rajoni, duke përfshirë hotele, agjenci turistike, institucione shtetërore, shoqata dhe kompani të ndryshme që operojnë në industrinë e turizmit.

Për të tretin vit radhazi, panairi ka arritur të tërheqë një numër të madh pjesëmarrësish nga rajoni dhe përfaqësues të tregut ndërkombëtar.

Ky është viti i tretë kemi 100 kompani pjesëmarrëse në këtë sallë nga vende të ndryshëm të rajonit dhe kemi 40 blerës ndërkombëtar nga 18 shtete të botës dhe ka pasur interes të shtuar të gjithë blerësve që kanë aplikuar në platformën tonë dixhitale. Patjetër që objektivat kryesore të panairit është promovimi i paketës rajonale turistike por gjithashtu dhe turizmi i qëndrueshëm. Nëse do të flasim për një moto dhe synim më afatgjatë do të themi promovimi i paketës turistike dhe turizmi qëndrueshëm.” – tha Enejda Sheku, CEO e Iceberg Exhibitions.

Përfaqësuesit e qeverisë theksuan rëndësinë e turizmit si një nga sektorët kyç të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

“Shifrat e sektorit të turizmit janë shumë premtuese. Rritja e viteve të fundit, sidomos nëse marrim parasysh pesëvjeçarin para pandemisë e deri më sot, patjetër që flasim për shifra shumë të mira mbi 11 milionë turistë.” – u shpreh Ilva Gjuzi, zv. ministre e Turizmit.

Lexo edhe:Çfarë do të gjejnë vizitorët në Tourism & Travel Show Albania”?

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Turizmit nënvizuan nevojën për inovacion dhe qasje më kreative për të konkurruar në tregun global.

“Ne do të vazhdojmë në të ardhmen të zbatojmë politikat e qeverisë për të promovuar destinacionet tona, por tashmë nuk mjafton të kemi vetëm vizion, por duhet të jemi sa më shumë inovativë dhe kreativë në një treg konkurrues.” – u shpreh Zana Çela, Drejtore e Përgjithshme e AKT-së.

Sipas operatorëve turistikë, viti i kaluar ka qenë një vit i suksesshëm për turizmin në Shqipëri, duke shënuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve të huaj. Një ndër momentet kyçe të panairit është B2Balkan Marketplace, një event i organizuar në bashkëpunim me New Deal Europe, që ka sjellë numrin më të madh të blerësve ndërkombëtarë turistikë në Shqipëri.

“Shqipëria ka një ofertë turistike shumëdimensionale. Mikpritja e shqiptarëve është ajo që e bën Shqipërinë të veçantë dhe kjo është arsyeja pse unë e shikoj Shqipërinë si shtëpinë time të dytë.” – tha Robert Dee, bashkëthemelues i New Deal Europe.

Për dy ditë me radhë, Tourism & Travel Show Albania 2025 do të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për diskutime, takime dhe eksperienca që do të ndikojnë në të ardhmen e turizmit në Shqipëri.

I mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, panairi do të jetë i hapur më 12-13 shkurt, nga ora 09:00 – 19:00, duke ofruar një panoramë të detajuar mbi trendet dhe ofertat më të fundit të sektorit turistik në Shqipëri.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Kurdoherë që shihni një person të suksesshëm, ju shihni vetëm lavditë publike dhe asnjëherë sakrificat private që janë bërë për t’i arritur ato.”
— Vaibvah Shah
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0