Hapet konkursi 3 ditor për sipërmarrësit në Ballkan. Fituesi merr 25 mijë euro - Business Magazine Albania

Hapet konkursi 3 ditor për sipërmarrësit në Ballkan. Fituesi merr 25 mijë euro

Rreth 200 pjesëmarrës nga 6 vende të Ballkanit do të sfidojnë njëri-tjetrin në TechStars Startup Weekend Balkans ku në fund fituesi do të fitojë çmimin e madh prej 25 mijë eurosh. Gjatë sfidës 3-ditore, 19-21 Nëntor, mentorët dhe ekspertët që përfaqësojnë disa nga kampionët e industrisë do të mbështesin sipërmarrësit e rinj për të ndërtuar zgjidhje dhe për të bashkëpunuar në një mjedis konstruktiv.

Aktiviteti është pjesë e sfidës globale të TechStars Startup Weekend, e krijuar për të ndihmuar pjesëmarrësit të ndërtojnë një komunitet, të ndajnë idetë, të bashkëpunojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre përmes angazhimit të liderëve të industrisë.

Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i Innovation Center Kosovo thotë se ky partneritet me TechStars është pjesë e investimit në komunitetin e startup-eve dhe ambicies për të vazhduar ndërtimin e urave të ndërmarrësisë në Ballkanin Perëndimor. “Disa nga mendjet më të zgjuara nga i gjithë rajoni marrin pjesë në Techstars Startup Ëeekend Bakans dhe mezi pres të shoh risitë që ata do të krijojnë gjatë kompeticionit”, deklaron Begu.

“Techstars Startup Weekend u ndërtua rreth nevojës që sipërmarrësit të kenë një komunitet në të cilin ata mund të shkëmbejnë ide, të bashkëpunojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre, të përziera me dëshirën tonë për të vazhduar shtyrjen e kufijve të asaj që është e mundur me rritjen e bashkëpunimit në rajon në këtë kohë te vështirë” nënvizon Kosta Andrić, Partner në ICT Hub & ICT Hub Venture Serbia.

Konkursi Startup Weekend Balkans do të fokusohet në sfidat që kanë të bëjnë me energjinë, kripto & blockchain, siguria kibernetike, telekomunikacion, turizëm dhe AgriTech, financa dixhitale si dhe e-commerce.

Aneida Bajraktari, bashkëthemeluese e Balkans Capital thotë se organizuesit e qendrave përfaqësojnë vende individuale, por janë bërë bashkë në emër të inovacionit dhe ndërtimit të njohurive.

Çmimi i madh për fituesit e fundjavës, me vlerë 25,000 euro, përfshin:

  • 1 javë bootcamp në një European Startup Hub,
    • Pjesëmarrje e paguar në konferencë per startup-et brenda Bashkimit Europian
    • Asistencë teknike nga EBRD team,
    • 3 muaj hapësirë co-working,
    • Pjesëmarrje në aktivitetin e ardhshëm të klubit të investitorëve,
    • Asistencë me Strategjinë e marketingut dhe faqe interneti me porosi,
    • Pjesëmarrje në një program inkubimi në një hub rajonal;
    • 1 vit shërbim hostimi
    • Kupon 1000 euro nga Amazon;
    • Konsulencë për pronën intelektuale dhe shume te tjera.

Techstars Startup Weekends Balkans ka mbështetës kryesor Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe organizohet nga Solveo Macedonia, ICT Hub Serbia, Innovation Centre Kosovo,Tehnopolis Montenegro, HUB 387 Bosnia, Oficina and Balkans Capital nga Shqipëria. Rrjeti mbarëbotëror i Techstars i ndihmon sipërmarrësit të kenë sukses. E themeluar në vitin 2006, Techstars lidh startup-et, investitorët, korporatat

Për tu regjistruar klikoni KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0