Hapen negociatat me BE-në. Ditë e shënuar për Shqipërinë - Business Magazine Albania

Hapen negociatat me BE-në. Ditë e shënuar për Shqipërinë

Hapen negociatat me BE-në

Shqipëria ulet në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar, për të filluar negociatat për anëtarësimin. Ky është mesazhi i publikuar nga kryeministri Edi Rama, në prag të nisjes sot të Konferencës së parë Ndërqeveritare Shqipëri- BE, në Bruksel. Në postimin e tij të në rrjetet sociale, kryeministri thotë se kjo ditë bën krenar çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike, besimit fetar dhe krahinës ku ai jeton.


“Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, është mesazhi i kryeministrit Rama, në prag të kësaj ngjarje të madhe për Shqipërinë, që fillon negociatat për në BE për anëtarësimin.

Lexo: Komisioni Europian ul parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Zhvillimet e orëve të para të mëngjesit të 19 Korrikut

Ora 08:53- Rama takohet në Bruksel me Von der Leyen, Kovaçevskin dhe kryeministrin çek

Ora 09:00- Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen: Moment historik për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ora 09: 13- Kryeministri çek: Do jemi më të fortë, zgjedhja juaj që është testuar shumë herë.

Ora 09:18 Rama: Shqiptarët nuk u dorëzuan kurrë! Do ndërtojmë një vend europian dhe të fortë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0