Hapen aplikimet për trajnimin e ekspertëve fiskalë - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet për trajnimin e ekspertëve fiskalë


Instituti i Ekspertëve Fiskalë fillon trajnimin e formimit profesional për ekspertë fiskalë.

Programi përmban njohuri nga:

  • Legjislacioni dhe Sistemi Tatimor në Republikën e Shqipërisë,
  • Legjislacioni Doganor,
  • Kontabiliteti, Sistemi i Informacionit dhe Informatizimi financiar,
  • E drejta tregtare,
  • Analiza e Pasqyrave Financiare.

Të interesuarit duhet të paraqesin pranë Institutit të Ekspertëve Fiskalë dokumentat e mëposhtme:

› Kërkesë për regjistrim e shoqëruar me CV.
› Fotokopje e diplomës e noterizuar (diplomë universitare e shkencave ekonomike ose juridike).
› Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës.
› Dy fotografi për dokumenta
› Mandatpagesën me tarifën e regjistrimit.

Regjistrimet bëhen deri më datë 11 Maj 2017.

Programi fillon më 12 Maj 2017.

Leksionet zhvillohen çdo fundjavë, ditën e Premte në orën 16:00 – 19:30 dhe ditën e Shtunë ora 09:00 – 13:30.

Programi zgjat 8 javë.

Adresa: Qendra e Biznesit “Olimpia”, kati 3-të pranë Postës nr. 8 Tiranë, nga ora 14:00-17:00

Tel: 067 23 53 909

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0