Projekti IDEA ka hapur aplikimet për vitin 2019 për konkursin e planeve të biznesit.
Jetona Myteveli, Koordinatore Kombëtare e projektit thotë se, “Pjesmarrësit kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse, të konsolidojnë idenë e tyre të biznesit dhe të përgatisin një plan biznesi të financueshëm nga skema e granteve IDEA dhe jo vetëm”.
Aplikimi është i hapur për individët që kanë një ide biznesi dhe duan ta vënë në jetë. Pjesë e aplikimit mund të jenë edhe sipërmarrës të rinj, me më pak se 3 vjet në biznes.
Pjesëmarrësit që do të përzgjidhen do të marrin pjesë në mentorim si dhe do të kenë mundësi të përfitojnë edhe grantet e vëna në dispozicion për këtë projekt. Aplikimet pranohen deri më 11 janar 2019.
Ku mund të aplikoni?! Në www.idea.cefe.net ose në rrjetin social www.facebook.com/ideaalbania
Projekti, i cili mbështeti rreth 400 të rinj këtë vit, aplikon një prej metodave më të mira në botë për trajnimin e sipërmarrjes. Përmes metodës CEFE, të rinjtë sipërmarrës pëhen pjesë e situatave reale të biznesit, ccka i bën ata të jenë të përgatirur e të dinë të reagojnë më mirë, kur kjo situatë u ndodh në biznes. Medodologjia CEFE kombinon trajnimin, këshillimin dhe mentorimin.
Lexo: Pjesmarrësit e Sfida IDEA inovojnë në produktet dhe shërbimet e tyre
Projekti zhvillohet kuadër të bashkëpunimit të bashkëpunimit gjermano-shqiptar dhe me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS) dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
Ju mund të shkarkoni formularin e aplikimit Këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto