Hapen aplikimet për Shkollën Evropiane 2018! - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet për Shkollën Evropiane 2018!


Shkolla Evropiane hap dyert sërish, nga data 22 deri më 26 tetor, për studiuesit e rinj, përfaqësuesit e administratës publike, OShC-ve, medias, biznesit dhe grupeve të tjera të interesit në Shqipëri.

Kursi 5 ditor, synon të identifikojë dhe angazhojë aktorë të spikatur të të gjitha fushave, duke krijuar një grup të konsoliduar ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e integrimit evropian, të cilët mund të kontribuojnë në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Jeni i/e interesuar të merrni pjesë? Dërgoni brenda datës 05.10.2018, një CV, një letër motivimi dhe një ese të shkurtër mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, përmes postës elektronike në adresën: Info.Kkie@parlament.al

Për më shumë informacion vizitoni faqen: https://goo.gl/Epq8Wy

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0