Janë hapur aplikimet për punonjësit e administratës publike, të cilët përfitojnë nga kredia e lehtësuar për blerje banese. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë shërbim mundësohet në portalin e-Albania:
Për vitin aktual, përfituesit do të jen 300 të ndarë:
- 100 për mjekët e sistemit shëndetësor;
- 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit;
- 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura.
Ky program nisi pas ndryshimeve të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, miratuar në qershor 2023. Ndryshimi ligjor parashikon interes 0% për kredinë për shtëpi.
Lexo: Pabarazia gjinore drejt zbutjes, por hendeku mbetet i madh
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto