Hapen aplikimet për konkursin Elevator Lab për Evropën Juglindore - 2021 - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet për konkursin Elevator Lab për Evropën Juglindore – 2021

Ftesë drejtuar të gjitha startup-eve për të aplikuar në konkursin Elevator Lab për Evropën Juglindore – 2021.

Raiffeisen Bank fton të gjitha startup-et e interesuara të aplikojnë në Konkursin Elevator Lab për Evropën Juglindore. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë  të prezantojnë produktet apo shërbimet e tyre inovatore në fushën e fintech, tek ekspertët e ekosistemit dhe industrisë financiare.

Aplikimet do të jenë të hapura nga 11.10.2021 dhe do të përfundojnë në datën 14.11.2021.

Elevator Lab është një konkurs rajonal për startup-e dhe fintech, i ndarë në 5 kategori dhe i hapur për pjesëmarrësit nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, së bashku me Kroacinë dhe Slloveninë.

Lexo: Apliko në edicionin e tretë të Uplift dhe fito deri në 10 000€!

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për të marrë pjesë në njërën nga 5 kategoritë e mëposhtme:

1. Banking per Retail dhe SE (Retail & SME banking)

2. Analitikë e Avancuar dhe Inteligjencë Artificiale (Advanced Analytics & Artificial Intelligence)

3. Pagesat dhe Përpunimi i Transaksioneve (Payments and Transaction Processing)

4. Korporata të Mëdha & Klientë Institucionalë (Large Corporates & Institutional Clients)

5. ESG (Environment, Social, Governance Solutions)

Gjysmëfinalet edhe këtë vit do të mbahen online dhe do të organizohen sipas kategorive në fund të nëntorit, fillimit të dhjetorit.

Startup-et fituese për çdo kategori do të marrin secili nga 5.000 € dhe gjithashtu do të kenë mundësinë të paraqesin idetë e tyre përpara Bordit të Drejtorëve të Raiffeisen Bank në vendin nga ku po aplikojnë.

Konkursi Elevator Lab për Evropën Juglindore do të përfundojë me një organizim gala ku startupet fituese do të kenë mundësinë të prezantojnë përpara një publiku, si dhe një paneli ekspertësh, dhe të konkurrojnë për një tjetë çmim shtesë prej 10.000 €. Gjithashtu një çmim i rëndësishëm për fituesin rajonal do të jetë mundësia për të prezantuar në Elevator Lab Demo Day që do të organizohet në Prill/Maj 2022.

Lexo: Samsung prezanton eventin Life Unstoppable:‘house of surprises’

Aplikimet për Elevator Lab mund t’i bëni në linkun e mëposhtëm: APLIKO KETU

Pas aplikimit, startup -et do të kalojnë një proces përzgjedhjeje të kryer nga një panel ekspertësh, i përbërë nga drejtues të Raiffeisen Bank dhe sipërmarrës dhe investitorë të suksesshëm nga rajoni.

Sfida e Elevator Lab Challenge në Evropën Juglindore është organizuar nga pesë Banka Raiffeisen*.

Më shumë informacione mbi konkursin, kushtet për pjesëmarrje dhe çmimet në dispozicion mund t’i gjeni duke klikuar mbi link:  https://elevator-lab.com/challenges/regional-1/

 

*Emrat juridikë të bankave: Raiffeisenbank Austria d.d, Raiffeisen banka a.d, Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A, Raiffeisen Bank Sh.A, Raiffeisen BANK dd Bosna i Hercegovina

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0