Hapen aplikimet për bursa në Universitetin Amerikan të Bullgarisë AUBG 2016 - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet për bursa në Universitetin Amerikan të Bullgarisë AUBG 2016


Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – SOROS dheUniversiteti Amerikan i Bullgarisë ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime 4 – vjeçareUniversitetin Amerikan të Bullgarisë për vitin akademik 2016-2017.

Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:

Studime Amerikane; Shkenca Kompjuterike; Ekonomik; Administrim Biznesi;

Politikë Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Masmedia; Matematikë; Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare; 

Letërsi

Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

1 –  Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesmë ose ta kenë përfunduar atë;

2 –  Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar).

Për këtë qëllim të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen provimit TOEFL në fillim të vitit 2016 pranë zyrave të Fondacionit Soros.

3 –  Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.

 

APLIKIMI

Ju duhet të aplikoni online deri në datën 31 Dhjetor 2015, në linkun :

https://community.aubg.bg/sslpage.aspx?pid=328

Më pas, ju duhet të dorëzoni Formularin e Ndihmës Financiare, së bashku me dokumentat plotesues deri nëdatën 1 Mars 2016, në një nga adresat e mëposhtëme :

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),

Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 248-213

e-mail: bursa@osfa.al

Ose

Admissions Office
ABF Student Center
American University in Bulgaria
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria

http://www.aubg.edu/how-to-apply-first-year

Ju mund të shkarkoni dokumentacionin e kërkuar duke klikuar këtu, ose të vini t’i tërhiqni ato  pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS.

Për më tepër klikoni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0