Hap!de Impact Combinator është “produkt” i Yunus Social Business Balkans, me objektiv luajtjen e një roli të rëndësishëm në Programin mbi “Rritjen e Bizneseve Sociale në Shqipëri” në bashkëpunim me USAID.
Në përfundim të këtij Programi 3 vjeçar ditën e Martë, data 22 Janar 2019, ora 10:00 pranë Universitetit Europian të Tiranës, salla Aula Magna do të zhvillohet një event festiv, i cili do të nisë me Panairin e Sipërmarrjeve me Impakt Social (mbi 20 biznese) të mbështetura nga Programi “Rritja e Bizneseve Sociale në Shqipëri”, mbështetur nga USAID dhe Yunus Social Business Balkans.
Gerion Treska, përfaqësues i Yunus Social Business Balkans, thotë se, “në këtë event do të ndajmë rezultatet dhe sfidat e rritjes së bizneseve sociale në Shqipëri gjatë rrugëtimit të këtij programi, mes miqsh, bashkëpunëtorësh dhe sipërmarrësish. Do të shpallim fituesit e çmimeve honorifike “Mentor of the Year” dhe “Changemaker of the Year”.
Lexo: Social Impact Award 2018: Kur të bërit biznes bëhet humane njëkohësisht
Të nominuar për këto dy çmime honorifike janë të gjithë mentorët, të cilët janë treguar gjithnjë të gatshëm dhe të pa lodhur për të kontribuar me eksperiencën e tyre, këshillat dhe kohën si një investim tek çdo sipërmarrës pjesë e Hap!de.
Të nominuar mes shumë sipërmarrjeve me impakt, që janë mbështetur dhe financuar gjatë programit mbi “Rritjen e Bizneseve Sociale në Shqipëri”, janë 18 sipërmarrësit më të spikatur, të cilët vazhdojnë të jenë biznese të qendrueshme si dhe të prodhojnë impakt në industritë ku bëjnë pjesë.
Për të votuar mentorin/en sipërmarrësin/en tuaj të preferuar, duhet të bëni like foton e tij/saj, të cilën e gjeni në faqen: https://www.facebook.com/hapidecom/
Votimi është i hapur deri më datë 21 Janar, ora 14:00.
Hap!de në javët në vijim do të jetë duke shpalosur kalendarin e eventeve të parashikuara për 2019 si dhe shumë detaje të tjera mbi secilin aktvitet, duke patur gjithnjë prioritet zhvillimin e sipërmarrësve dhe sipërmarrjeve në të gjitha industritë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.