Hap thirrjet për aplikime YC 120, konferenca që synon të gjejë 'Elon Musk-ët e ardhshëm' - Business Magazine Albania

Hap thirrjet për aplikime YC 120, konferenca që synon të gjejë ‘Elon Musk-ët e ardhshëm’


Y Combinator është një nga akseleratorët më të njohur të startup-eve në botë. Tani po lançon një event për të trokitur në pishinën e talenteve të pre-startup-eve.

I quajtur YC 120, konferenca e re do të mbledhë 100 të pranishëm të rinj së bashku me 20 udhëheqës biznesi dhe të teknologjisë për një fundjavë në fund të Prillit në Kolorado, në datat 26-28 Prill.

Qëllimi i kësaj konference është për të gjetur persona të talentuar, Elon Musk e ardhshëm. Persona krijues, të cilët po bëjnë një punë fantastike në fushat inovative dhe u japin atyre një mundësi për të filluar të krijojnë rrjetin e tyre. Duke vepruar kështu, YC shpreson të inkurajojë njerëzit, të cilët mund të ndihen nën presion për t’u bashkuar me kompani të mëdha ose të punojnë në ide më konvencionale për të ndjekur idetë e veta.

A jeni të interesuar në modifikimin e gjeneve? Përdorimin e teknologjisë për të përmirësuar demokracinë dhe kthimin e debatit të bazuar në fakte? Më në fund keni zgjidhje në lidhje me fizikën? Ndërtimin e një kolonie në hapësire? etj, atëherë kjo është mundësia juaj.

Y Combinator është duke marrë disa hapa për të bërë debutimin e konferencës sa më gjithëpërfshirës. YC do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për pjesëmarrësit, të cilët aplikojnë përmes një video 1-minutëshe që i pyet ata rreth interesave të tyre:

  • Për çfarë jeni të interesuar dhe për çfarë po punoni?
  • Çfarë keni bërë deri tani që tregon potencialin tuaj për madhështi, përshtatur për çfarëdo rrethane jetësore në të cilën keni lindur?
  • Çfarë doni të thuhet në nekrologjinë tuaj?

Pjesëmarrësit gjatë eventit do të mund të përshtaten me të tjerët, të mblidhen në grupe të vogla me udhëheqësit e pranishëm, të marrin pjesë në aktivitete dhe lojëra në grup.

Në eventet e YC 120 pritet që të aplikojnë disa nga startup-et më të mira dhe të zbulohet çdo vit nga një Elon Musk i ri.

Aplikimet tani janë të hapura. Ju mund të aplikoni këtu. Afati i fundit i aplikimit është data 18 Shkurt në orën 23:59.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0