Hap dyert panairi Future2Tech - Business Magazine Albania

Hap dyert panairi Future2Tech

~2 minuta lexim

Future2Tech, panairi i shumëpritur i inovacionit dhe sipërmarrjes hapi dyert me 9 Tetor tek Pallati i Kongreseve, Mbi 70 sipërmarrje të teknologjisë janë prezantuar me stendat e tyre për të pritur audiencën, individë dhe biznese të interesuara.

Shqipëria po bëhet një qendër e rëndësishme për eventet e mëdha në teknologji dhe inovacion, me një kalendar të pasur që sjell mundësi për profesionistët dhe entuziastët e fushës. Nga panairi prestigjioz Future2Tech, janë bashkuar aktorët më të rëndësishëm të industries.

Me një pritshmëri vizitorësh rreth 1000 veta, eventi është I hapur edhe me 10 Tetor.

Ky panair u organizua nga Iceberg Exhibitions dhe Albaniatech.

Ekspozuesit dhe industritë pjesëmarrëse

Panairi i këtij viti ka një përzgjedhje të ekspozuesve që përfaqësojnë industritë më novatore dhe teknologjitë e reja. Disa prej tyre përfshijnë:

  • Teknologji 3D Printing | Teknologji 5G | Realiteti Artificial dhe Virtual (AR/VR/XR)
  • Trendet Digjitale: Blockchain, Automjete Elektrike, Shëndetësi Digjitale dhe Kriptovaluta
  • Industria e Edukimit, Fintech, Gaming

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0