Hana Selmani, shqiptarja që krijoi një program për zbulimin e depresionit me AI! - Business Magazine Albania

Hana Selmani, shqiptarja që krijoi një program për zbulimin e depresionit me AI!

Hana Selmani, shqiptarja që krijoi një program për zbulimin e depresionit me AI!

Nga Eni Muça

Hana Selmani, e reja nga Shkupi, sapo ka publikuar studimin e saj të parë mbi një program i cili përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar dhe diagnostikuar depresionin, i cili është i saktë në masën 99%.  Hana ka mbaruar studimet për në degën Shkenca Kompjuterike në New York University Abu Dhabi. Ajo ka ndjekur shkollën e mesme ndërkombëtare Nova të Shkupit dhe ka treguar prej kohe interes për teknologjinë dhe shkencat kompjuterike. Në Abu Dhabi ajo punoi pranë prof. Mai Oudah, e cila drejton laboratorin e Informatikës Bio-kompjuterike. Nën mbikëqyrjen e saj, Hana zgjodhi të eksplorojë përdorimin e të dhënave nga mikrobioma  bashkësia e mikroorganizmave në zorrë  për detektimin e sëmundjeve mendore. Kështu nisi puna e saj për temën e diplomës, e më vonë dhe për publikimin shkencor. Projekti i saj fokusohet tek ndryshimet mikrobiale që dallojnë pacientët me depresion nga ata pa këtë sëmundje, duke përdorur mjete të machine learning. Në studim u përdorën teknikat e  Machine Learning për të ndërtuar një model parashikues mbi të dhënat e mikrobiomës së zorrëve. Hana dhe kolegët e saj punuan me një bazë të dhënash laboratori që përmbante profilin e mikrobiomës tek 43 pacientë me depresion dhe 47 persona pa depresion. Modeli kompjuterik u trajnuar për të dalluar këto dy grupe në bazë të frekuencave të bakterieve të ndryshëm në zorrë. Për të optimizuar performancën, u përdorën teknika të “përzgjedhjes së veçorive” (feature selection/engineering) që zgjodhën 30–50 baktere më informative e diskriminuese ndërmjet klasave. Këto baktere të identifikuara mund të shërbejnë edhe si biomarkera të rinj për depresionin, duke sugjeruar lidhje të mundshme biologjike për studime të mëtejshme.

Матурантката Хана Селмани ќе учи на Њујорк универзитетот во Абу Даби со целосна стипендија

Performanca e modelit ishte jashtëzakonisht e lartë. Sipas testimeve të modelit, ai arriti të dallojë me saktësi 99% të rasteve të depresionit Kjo shifër i afrohet rezultatit AUC 0.991 (99.1%) që përmendet në publikimin në Springer. Qëllimi kryesor i këtij modeli është të krijojë një vegël diagnostikuese efektive, të qasshme dhe me kosto të ulët për skanimin e depresionit  veçori këto të rëndësishme, duke pasur parasysh vështirësitë financiare që shpesh hasen në sistemet shëndetësore. Hana shpjegon se me anë të këtij programi ajo synon t’i ofrojë shoqërisë një alternativë të shpejtë ndaj diagnozës konvencionale: “Performanca finale është gati se e përkryer, me 99% kategorizim të saktë. Motivimi i këtij projekti është që të krijohet një vegël efektive, e qasshme, dhe me kosto të ulët”.

Lexo edhe:A është Mira Murati Elon Musk-u i AI-së? 5 fakte që duhet të dini për Thinking Machines Lab

Përveç saktësisë së lartë, programi kontribuon në shumë aspekte shkencore: ai shërben si urë midis bioinformatikës dhe psikologjisë, duke bashkuar studimet e IA-së dhe mikrobiomës me shëndetin mendor. Përfitimet kryesore të programit përfshijnë:

  • Studime ndërlidhjeje: Studimet e saj lidhin mësimin e makinës me mikrobiomën dhe depresionin, si dhe përdorin teknika të avancuara për optimizimin e modeleve (feature selection/engineering).

  • Biomarkerë të rinj: Programi identifikon një “profil” prej 30–50 mikrobeve të veçanta që dallojnë personat me depresion nga të tjerët. Këto mikrobe mbartin potencial të madh si biomarkera – ata mund të studiohen më tej nga biokemistët për të zbuluar nëse dhe si ndikojnë në shëndetin mendor.

  • Diagnozë e qasshme: Mjeti i krijuar u mundëson mjekëve dhe pacientëve një skanim fillestar të depresionit në mënyrë të përballueshme. Duke qenë se diagnostikimet psikologjike tradicionale janë shpesh të kushtueshme dhe të paarritshme për një pjesë të madhe të popullsisë, platforma e Hanës mund të sjellë një lehtësim të madh  sidomos në zona me mungesë specialistësh apo me burime të kufizuara.

Megjithë suksesin në klasifikim, Hana vetë thekson se programi mbetet një mjet ndihmës diagnostikimi  diagnozën përfundimtare e jep vetëm një psikiatër i kualifikuar. Një tjetër sfidë lidhet me interpretueshmërinë: edhe pse modeli dallon efikas mikrobiomën e depresionit, ende nuk dihet qartë nëse ndryshimet bakteriale janë shkas apo pasojë e depresioni. “Programi zbulon depresionin me saktësi të lartë, por nuk jep shpjegueshmëri të lidhjes mes profilit të mikrobeve dhe depresionit – a ndikon depresioni mbi mikrobiomën apo mikrobioma shkakton depresionin? Këta pyetje duhet të hulumtohen më tej në sferat e biologjisë” – shprehet Hana. Për këtë arsye, biomarkerët e identifikuar nga modelimii saj mund t’i shërbejnë shkencës si pikënisje për eksperimente biologjike.

Në të ardhmen, Hana planifikon të vazhdojë karrierën akademike me një master në Britaninë e Madhe dhe tashmë është në proces publikimi të një artikulli të dytë, në fushën e sigurisë së çipave elektronikë Ajo shpreson që ky projekt të adoptohet nga kompanitë e teknologjisë apo institucione të shëndetit publik, në mënyrë që të sjellë përfitime sa më të gjera.

Studimin e gjeni këtu

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0