Adoleshenti i akuzuar për hakerimin dhe më pas shantazhimin e një sërë kompanish, është 18-vjeçari shqiptar, Arjon Kurtaj. Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$, kur publikuan pamjet e video-lojës që është ende në prodhim e sipër, GTA (Grand Theft Auto 6).
Megjithatë, i riu e ka një shans që të shpetojë pa u lagur edhe pse është duke u gjykuar për 12 vepra penale duke përfshirë tre akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit kompjuterik.
Lexo edhe: “Përdoruesit mund të fshehin numrat e telefonit kur…”, WhatsApp sjell veçorinë e re
Rueters raporton se i riu shqiptar i është nënshtruar ekzaminimeve nga psikiatrit dhe sipas tyre është i papërshtatshëm për t’u gjykuar.
Përveç GTA 6, Kurtaj akuzohet se ka hakuar kompanitë Uber dhe Nvidia, si dhe i ka kërcënuar ata se do të publikojë kodet source në internet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto