HAJTEK Printerat multifunksionalë në ndihmë të efiçencës së biznesit

HAJTEK Printerat multifunksionalë në ndihmë të efiçencës së biznesit


Kush është Besmir Kellezi?

Profesioni / Fusha e Ekspertizës: Marketing; Diplomuar në Empire State College të New York

Pozicioni aktual në kompani: Drejtor Marketingu

Hobi: Blogging

• Çfarë ndodhi në Hajtek?

“Hajtek” është një Shqiptarizim i fjalës “High Tech”. Vetë nga konteksti nënkuptohet që ky event ishte i lidhur me teknologjinë. Në “Hajtek” u prezantuan një sërë risish kryesisht në fushën e printimit. Që nga kostot që shumica nuk i kalkulojnë edhe deri tek Features që shumë prej kompanive nuk i dinin.

• Kush ishin prezantuesit? Nga vinin pjesëmarrësit?

Prezantuesit ishin: Dritan Mezini nga AITA
Carmen Stockler nga Toshiba Tec Germany
Besmir Kellezi nga TE Electronics
Perrin LLeshi nga TE Electronics Bardhyl Kellezi nga TE Electronics
Pjesëmarrësit vinin nga kompani të ndryshme kryesisht Banka edhe sektori i IT-së.

• Cilat ishin produktet risi që u prezantuan? Çfarë erdhi nga Laboratorët e Toshiba si risi për tregun shqiptar?

 

Risia që Toshiba ka sjellë nëpër botë është MFP (Multi Functional Printer) që mund të fshijë letrën duke e bërë të përdoret në më shumë se 5 herë. Duke reduktuar konsumin e letrës ju ndihmoni të reduktohet sasia e mbetjeve solide dhe të zvogëlohet ndotja e ajrit edhe e ujit. Por ky produkt është i mirë edhe për t’i kursyer para kompanive.

• Çfarë sjellin këto produkte në shërbim të bizneseve që i përdorin?

Hajtek-Eventi-Toshiba-printers-businessmag1

 

Produktet Toshiba ose sektori i printimit është më i gjerë sesa vetëm të printoni. Me anë të një printeri multifunksional ju mund ta përdorni atë edhe si një mini server ku çdo dokument mund të ruhet.

Mund të kontrolloni departamentet se kush printon më shumë. Mund të printoni kudo me remote printing.

Në ditët e sotme një printer ose fotokopje multifunksionale ka më pak nevojë për kompjuterin falë ekraneve me prekje që këto pajisje janë. Ju mund të bëni disa gjëra me to, si të çoni email direkt nga printer dhe të editoni dokumente.

• Si i priti audienca këto prezantime? Si ishte interesimi?

Interesimi ishte i madh pasi edhe eventi ishte interaktiv dhe bizneset ishin të interesuar për të parë nga afër se si mund të ruanin para.Hajtek-Eventi-Toshiba-printers-businessmag

• Si u shpreh Drejtoresha e Marketing, Ms. Carmen Stockler që kishte ardhur nga Gjermania, për pritshmëritë e tyre në tregun shqiptar? Si ka qenë përvoja në Gjermani?

Znj. Carmen është për herë të parë në Shqipëri. Ajo na tregoi se si kishte dëgjuar për Shqipërinë që ishte një vend normal. Kur ajo mbërriti u habit me vendin, pasi ajo nuk e kishte imagjinuar që rrugët do të ishin të rregullta dhe të pastra.

Gjallëria në Tiranë është fantastike thotë Carmen. Një ditë para eventit qëlloi edhe ndeshja me Shqipërinë. Znj. Carmen ishte më tifoze se shqiptarët.

Tregu Shqiptar, theksoi ajo, është një treg i kënaqshëm ku njerëzit i duan produktet Toshiba edhe për këtë na vjen mirë. Mund të themi që Shqipëria është si një Gjermani e vogël.

• Cili ishte premtimi i markës Toshiba për të ardhmen? 

Hajtek-Eventi-Toshiba-printers-businessmag3

Toshiba do vazhdojë të mbështësë distributorin TE Electronics në Shqipëri për të sjellë risitë më të fundit në tregun Shqiptar.

TE Electronics është Distributor i kompanisë Toshiba për 20 vjet. Me përkushtim edhe punë të pandalshme kompania ka arritur të sjellë një standard të ri në tregun shqiptar. Po ashtu TE Electronics është edhe distributor i disa markave te tjera si BLU edhe Ingram.

Artikulli u publikua më parë në faqen 52 të numrit 7 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0