Hackerë të mbështetur nga Kina me objektiv fushatën elektorale Biden - Business Magazine Albania

Hackerë të mbështetur nga Kina me objektiv fushatën elektorale Biden

Kompania Google njoftoi këtë muaj se hakerë që mbështeten nga Kina u pikasën ndërsa sulmonin anëtarët e stafit të fushatës elektorale të ish-Nënpresidentit Joe Biden. Gjigandi i internetit tha se hakerët nuk duket se arritën të kompromentojnë sigurinë e fushatës elektorale, por aktiviteti i tyre survejues risjell në vëmendje ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016-tës.

Analistët thonë se motivi kryesor i Kinës për të ndërhyrë në një fushatë elektorale është për të mbledhur informacione zbulimi, si p.sh. idetë e zotit Biden për politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Kinës. Sidoqoftë, hakerët mund të përpiqen më pas që t’i përdorin të dhënat e vjedhura të zbulimit për të ndërhyrë në vazhdim gjatë vetë zhvillimit të fushatës elektorale.

Sipas drejtuesit të Grupit për Analizimin e Kërcënimeve në kompaninë Google, Shane Huntley, lloji i sulmit kategorizohet si një “rrezik i avancuar dhe i vazhdueshëm”, një kategori kjo që nënkupton se ka mbështetjen dhe drejtimin e një strukture shtetërore.

Në këtë rast, sipas kompanisë ZDNet, sulmi u krye nga një grupim i njohur si APT31, ose Zirconium, një grup hakerësh të sponsorizuar nga shteti kinez të cilët kanë ushtruar veprimtarinë që në vitin 2016. Sipas Luke McNamara, drejtues për sigurinë kibernetike në FireEye Intelligence, ky grup ushtron aktivitetin e mbledhjes së të dhënave strategjike të zbulimit për gjëra që i interesojnë qeverisë kineze.

Një zyrtar i Agjensisë amerikane për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturën, i tha Zërit të Amerikës se këtë informacion ua kanë dërguar stafeve të fushatave elektorale dhe zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë për t’i parapërgatitur më mirë për sulmet në të ardhmen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0