Guvernatori Sejko: Pandemia ka goditur ekonominë, rikuperimi do të jetë i ngadaltë

Guvernatori Sejko: Pandemia ka goditur ekonominë, rikuperimi do të jetë i ngadaltë

Guvernatori Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, shqyrtoi situatën ekonomike në vend dhe goditjen që ka pësuar nga COVID-19, gjatë një konference për shtyp.

Guvernatori deklaroi se sipas analizave koronavirusi ka goditur rëndë ekonominë dhe të gjithë sektorët kanë pësuar ngadalësim.

“Ekonomia ka shënuar dhe pikën e ngadalësimit në 3-mujorin e dytë të vitit, muaj kur përhapja e COVID ishte dhe më e madhe”, tha ai. Sejko u shpreh se mund të ketë rritje ekonomike në vitin 2021, por shtoi se goditja e këtij viti do të shoqërohet me rritje të papunësisë.

“Pandemia ka sjellë një goditje të rëndë për ekonominë shqiptare, si në nivel makro ashtu dhe në nivel biznesesh e familjes individuale”, tha Sejko pas miratimit të Raportit Tremujor të Politikës Monetare nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Lexoni: Vëzhgimi mbi ndikimin e COVID-19 në institucionet shqiptare të mikrofinancave

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u shpreh se pritet që të ketë edhe rritje të borxhit publik, por shtoi se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të lërë të pandryshuar normën e interesit, përkatësisht në vlerën 0.5%.

“Po ashtu, rënia e aktivitetit ekonomik pritet të shoqërohet me ulje të punësimit dhe rritje të papunësisë, me zgjerim të deficitit të llogarisë korrente dhe rritje të borxhi publik gjatë vitit 2020. Në terma mikroekonomikë, rënia e kërkesës dhe e shitjeve, ka sjellë vështirësi financiare për shumë biznese e familje shqiptare, si pasojë e tkurrjes së të ardhurave dhe e humbjes së vendeve të punës”, deklaroi guvernatori.

Duke iu referuar të dhënave të INSTAT-it, ekonomia shqiptare u kontraktua me 2.5% në tremujorin e parë të vitit tha Sejko. Duke iu referuar të dhënave indirekte, parashikohet se rënia do të jetë dukshëm më e fortë në tremujorin e dytë theksoi Guvernatori.

“Në skenarin bazë, aktiviteti ekonomik në vend pritet të shënojë pikun e ngadalësimit në tremujorin e dytë, të vijojë të mbetet në territor negativ gjatë dy tremujorëve në vijim, dhe t’i kthehet rritjes në vitin 2021. Ky skenar është i kushtëzuar nga ecuria e mëtejshme e pandemisë, nga shpejtësia e përmirësimit të aktivitetit ekonomik në partnerët tanë tregtarë, nga ndikimi i pandemisë në sjelljen e ardhshme të biznesit dhe konsumatorit, si dhe nga efektiviteti në kohë i masave fiskale, monetare dhe financiare, të ndërmarra deri tani”, përfundoi guvernatori Sejko.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0