Guest House Adriatiku, shtëpia mikpritëse në Malësi të Madhe

Guest House Adriatiku, shtëpia mikpritëse në Malësi të Madhe


Guest House Adriatiku e filloi aktivitetin si një shtëpi mikpritëse, ku strehonte turistët e huaj pa asnjë detyrim monetar. Kjo bujtinë ndodhet në Tamarë të Malësisë së Madhe. Por me kalimin e kohës, e zonja e shtëpisë Luçije Cekaj e mendoi këtë si një mënyrë biznesi.

Prej tetë vitesh Guest House Adriatiku mirëpret turistë nga e gjithë bota dhe nga gjithë Shqipëria. Familjarët, të cilët janë edhe themeluesit e biznesit, me kalimin e kohës kanë shtuar numrin e shërbimeve për këta turistë. Për BusinessMag.al Luçia thotë se biznesi i tyre ka pësuar rritje nga viti në vit dhe se kjo i ka motivuar për të punuar më shumë. Ajo thotë se turistët që e kanë vizituar një herë bujtinën, janë kthyer sërish dhe janë bërë klientë të rregullt të saj.

Turizmi në këtë zonë është sezonal, pasi kushtet klimatike që janë karakteristike të zonës dhe infrastruktura, e cila nuk është në nivelet e duhura, nuk lejojnë që turistët ta vizitojnë zonën në gjatë gjithë vitit. Një tjetër vështirësi që turistët dhe ata vetë e hasin vazhdimisht, është mungesa e adresave.

“Guest House Adriatiku, është ambienti ku turistët ndihen si në shtëpi e jo si në restorant. Aty kanë ngrohtësinë familiare, komunikimin, shërbimin”, na thotë Luçia.

Krahas punës që bën ajo dhe familja e saj, në bujtinë ka edhe vullnetarë të cilët janë ofruar për t’ju shërbyer turistëve. Me profesion ajo është mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe në çdo orë mësimi nuk harron t’ju flasë nxënësve për vlerat e vendit të tyre. “Vendi ynë ka shumë resusre dhe të gjithë ja vlen të investojmë. Duhen edukuar fëmijët që të duan vendin dhe të mos bëhen rob i të huajve. Përderisa vendi na e ofron këtë mundësi përse të mos e shfrytëzojmë”.

Lexo: 60 vjeçarja nga Berati i pëkushtohet biznesit

Komunikimin me klientët ajo nuk e ka aspak të vështirë pasi zotëron disa gjuhë të huaja.
Kur pyetet për planet e së ardhmes, ajo thotë se ka shumë ide në kokë por duhet shumë financim dhe bashkëpunim. Madje thotë se në pesë vitet e ardhshme synon zgjerimin e bujtinës, zgjerimin e shërbimeve dhe të stafit. Të punësojnë një guidë për të shoqëruar turistët është hapi i saj i radhës.

“Hapja e bujtinave është “arma” e duhur për t’i thënë stop emigracionit”, thotë ajo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0