Grupi BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen, në një partneritet strategjik për t’u zgjeruar në sektorin e shitjes me pakicë në Ballkanin Perëndimor - Business Magazine Albania

Grupi BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen, në një partneritet strategjik për t’u zgjeruar në sektorin e shitjes me pakicë në Ballkanin Perëndimor

Grupi BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen, në një partneritet strategjik për t’u shtrirë në sektorin e shitjes me pakicë në Ballkanin Perëndimor

Grupi BALFIN, një nga grupet më të suksesshme të investimeve, dhe Flying Tiger Copenhagen, marka daneze e njohur globalisht për artikujt modernë dhe unikë, ka nisur një partneritet strategjik që parashikon në harkun kohor të katër viteve hapjen e 50 dyqaneve në të gjithë Ballkanin Perëndimor. 

Marrëveshja përforcon angazhimin e Grupit BALFIN për të sjellë marka ndërkombëtare, inovacion dhe standarde të larta në rajon, ndërsa për Flying Tiger Copenhagen konsolidon përpjekjet për të zgjeruar aktivitetin në Europën Juglindore. 

Dyqani i parë pritet të hapet në tetor të këtij viti në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, dhe më tej do të vijohet me hapjen e dyqaneve të tjera në Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, dhe Mal të Zi.

“Duke u nisur nga prezenca jonë e fortë në Europë dhe hyrja e suksesshme në Turqi në tetor 2024, shtrirja në Ballkanin Perëndimor vjen si vendim krejt i natyrshëm. Kërkesa e madhe për marka ndërkombëtare dhe entuziazmi për produkte kreative dhe të përballueshme në këtë rajon përputhen në mënyrë të përkryer me konceptin e Flying Tiger Copenhagen. Jemi shumë të kënaqur që po hyjmë në këtë pjesë të Europës dhe mezi po presim të angazhohemi sa më parë me klientët e Ballkanit Perëndimor,” –  tha Julius Schmidt, Drejtori Rajonal për Indinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën (IMEA) i Flying Tiger Copenhagen.

Lexo edhe:BALFIN Group blen 40% të HyperActive, investim prej 34 milionë euro për zgjerim në tregje të reja

Steven Grunerud, Zëvendës Presidenti për Zhvillimin e Strategjisë në Grupin BALFIN, e përshkroi partneritetin si një bashkim të fuqishëm të vlerave dhe vizioneve strategjike të përbashkëta. 

“Si lider në sektorin e shitjes me pakicë në Europën Juglindore, Grupi BALFIN shërben si një portë hyrëse për markat ndërkombëtare kryesore që synojnë të hyjnë në këtë treg të gjallë dhe me rritje të shpejtë. Bashkëpunimi ynë me Flying Tiger Copenhagen është një dëshmi e besimit tonë në partneritete afatgjata që sjellin vlerë dhe cilësi për klientët tanë.”

Përtej dimensioneve komerciale, partneriteti pritet të sjellë një vlerë të konsiderueshme socio-ekonomike në rajon. Rreth 400 vende të reja pune pritet të krijohen në pesë vende, me fokus në role lokale operative që kontribuojnë drejtpërdrejt në fuqizimin ekonomik dhe zhvillimin e fuqisë punëtore.

Së bashku, Grupi BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen po vendosin themelin për një përvojë moderne, të aksesueshme dhe tërheqëse në shitjen me pakicë, që rezonon me konsumatorët dhe përmirëson komunitetet lokale, duke vendosur një standard për partneritetet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor.

Rreth Flying Tiger Copenhagen

E themeluar në vitin 1995, Flying Tiger Copenhagen ka mbi 1,000 dyqane në 38 vende në mbarë botën. Marka njihet për rrënjët e saj skandinave, identitetin vizual të veçantë dhe misionin për t’u ofruar klientëve produkte funksionale, unike dhe një përvojë blerjeje tërheqëse. Gama e produkteve përfshin kategori të ndryshme si dekor shtëpie, pajisje kuzhine, lodra, materiale shkrimi, aksesorë festash dhe artikuj sezonalë për festat.

E udhëhequr nga filozofia “një jetë më e pasur nuk kushton shumë”, marka fokusohet në produkte dhe përvoja që bashkojnë njerëzit dhe krijojnë momente të paharrueshme. Flying Tiger Copenhagen është gjithashtu e përkushtuar ndaj Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të cilat reflektohen në operacionet dhe dizajnin e produkteve të saj.

Për më shumë informacion, vizitoni: www.flyingtiger.com

Rreth Grupit BALFIN 

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimit më të suksesshëm në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, në Vjenë, nga Samir Mane, Grupi është sot i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Grupi ka rreth 5,500 punonjës dhe një portofol të diversifikuar investimesh që përfshin sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, energjinë, transportin dhe logjistikën, edukimin dhe sektorin e argëtimit.  

Që prej vitit 2023, nismat sociale të Grupit janë grupuar dhe konsoliduar brenda Fondacionit Mane, duke kontribuar akoma më mirë dhe më shumë në fuqizimin e komuniteteve.

Qëndroni të informuar në: Web || Facebook || Linkedin || Instagram

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0