Grupi 4iG, investitori i kompanisë One Albania dhe Telecom Egypt nënshkruajnë kushtet e bashkëpunimit për krijimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit - Business Magazine Albania

Grupi 4iG, investitori i kompanisë One Albania dhe Telecom Egypt nënshkruajnë kushtet e bashkëpunimit për krijimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit

Kompania e info-komunikimit 4iG Plc dhe Telecom Egypt, operatori i parë i integruar i telekomunikacionit në Egjipt dhe njëherazi një prej operatorëve më të mëdhenj të sistemeve me kabuj nënujorë në rajon, kanë arritur një marrëveshje për kushtet e bashkëpunimit për ndërtimin e një sistemi kabllor nënujor direkt midis Shqipërisë dhe Egjiptit.Pas nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi (MoU) tetorin e kaluar, këto kushte të marrëveshjes së bashkëpunimit krijojnë një sipërmarrje të përbashkët midis dy kompanive për projektin e kabujve ndërkontinentalë nënujorë. Sistemi kabllor nënujor do të krijojë një lidhje ndërkontinentale me kapacitet të lartë që do të bashkojë Afrikën dhe Azinë – përmes Detit të Kuq – me Evropën, përmes Egjiptit, Mesdheut dhe Shqipërisë.
Dokumenti u nënshkrua në Budapest, Hungari, nga Gellért Jászai, Kryetar i Grupit 4iG, dhe Mohamed Nasr, Drejtor i Përgjithshëm i Telecom Egypt, në prani të SH.T.Z. Márton Nagy, Ministër i Ekonomisë Kombëtare të Hungarisë dhe SH.T.Z. Dr. Amr Talaat, Ministër i Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit të Egjiptit, si dhe zyrtarë të lartë nga të dyja kompanitë.

Lexo edhe:ONE Albania lançon ONE TV. Risi teknologjike e argëtimit, një epokë e re televizionit

Si sistemi i parë që lidh dy vendet, rruga e planifikuar e kabujve nënujorë në Mesdhe do të jetë unike, duke shtuar diversitetin në rrugët tradicionale të Mesdheut që lidhin Egjiptin me Italinë dhe Francën. Ajo do të zotërojë një pjesë të konsiderueshme të tregut të madh dhe në zhvillim të trafikut të të dhënave mes Azisë, Lindjes së Afërt dhe Evropës. Në anën e Egjiptit, do të ofrohet akses në shumë kabuj nënujorë të juglindjes, përmes Detit të Kuq drejt Azisë dhe Afrikës, të cilat i shtohen 10 rrugëve tokësore trans-Egjiptiane që bashkojnë segmentin lidhës Mesdhetar me opsione të tjera të zgjatura në Detin e Kuq. Për Shqipërinë, sistemi do të ofrojë rrugën më të shkurtër për në Frankfurt, si dhe destinacione të tjera të
rëndësishme të trafikut ndërkombëtar në Evropën Lindore e Qendrore dhe Ballkanit, si Sofja, Vjena dhe Budapesti.
Pas nënshkrimit, Gellért Jászai, Kryetar i 4iG Group tha se: “Marrëveshja e sotme është një hap i rëndësishëm për 4iG Plc që të bëhet pjesë e një rrjeti global të komunikimit të të dhënave dhe kjo mund të përshpejtojë rritjen tonë dhe konkurrencën në tregjet ndërkombëtare. Ky projekt nuk ofron vetëm mundësi biznesi, por gjithashtu kontribuon në forcimin e lidhjeve tona ndërkombëtare digjitale. Prezenca jonë e fortë në tregun shqiptar na jep mundësinë të bëjmë ndërhyrje të reja në zonë tokësore që do të kontribuojnë që ky projekt të jetë i suksesshëm, duke hapur një rrugë të re të transmetimit të të dhënave për Evropën në bashkëpunim me Telecom Egypt.”


Nga ana tjetër, Mohamed Nasr, Drejtori Ekzekutiv i Telecom Egypt, komentoi: “Ne jemi shumë të lumtur të fillojmë këtë udhëtim me 4iG për të ndërtuar këtë sistem kabllor unik që do ta pozicionojë Shqipërinë si një pikë të re hyrjeje në Evropë. Kjo sipërmarrje strategjike e përbashkët do të përmirësojë përvojën e klientit dhe do të forcojë bashkëpunimin tonë në vazhdimësi, duke shtuar më shumë shtresa diversiteti në rrjetin tonë mesdhetar.”
Me një historik që daton prej më shumë se 165 vite më parë dhe me një ekspertizë të gjerë në zhvillimin e lidhjeve ndërkontinentale nënujore, Telecom Egypt është partneri i duhur për të rritur edhe më tej këtë investim duke arritur në 160 linja kabllore nënujore të shpërndara në të gjithë botën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0