Në një ceremoni të mbajtur së fundmi nga delegacioni i BE-së në Shqipëri në kuadër të projektit EU4GREENGEN dhe fushatës ‘’Redukto, Ripërdor, Riciklo për një Shqipëri më të gjelbër’’, Ina Fasko, Dhurata Thanasi dhe Nerta Tushe u shpallën fituese të çmimit “Green Queen’s Award”, një iniciativë që vlerëson sipërmarrëset shqiptare që udhëheqin biznese miqësore me mjedisin dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë qarkulluese. Çmimi synon të nxjerrë në pah rolin e grave sipërmarrëse në krijimin e modeleve të qëndrueshme dhe inovative që sjellin përfitime për komunitetin dhe natyrën.
Ina Fasko, bashkëthemeluese e start-up-it Rinora, përshkroi rrugëtimin e kompanisë së saj, që nisi në vitin 2020 si një alternativë ekologjike ndaj sfungjerëve sintetikë. “Rinora Handmade është një sipërmarrje shqiptare që prodhon sfungjerë dhe produkte natyrale nga bima e luffës, si alternativë e qëndrueshme ndaj plastikës për kujdesin personal dhe shtëpinë. Biznesi ynë bazohet në ekonominë qarkulluese, prodhimin lokal dhe fuqizimin e komuniteteve rurale.
Çmimi “Green Queen” është një validim shumë i rëndësishëm për punën tonë dhe një shtysë e fortë për rritje. Ai na jep më shumë besueshmëri për partneritete të reja, na hap dyer në tregje të reja dhe na ndihmon të përshpejtojmë investimet në marketing, inovacion dhe zgjerim të prodhimit të qëndrueshëm.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.