Gratë kanë 71% më shumë gjasa të plagosen në një aksident, por pse? - Business Magazine Albania

Gratë kanë 71% më shumë gjasa të plagosen në një aksident, por pse?

Gratë

Gratë kanë  71% më shumë gjasa të plagosen në një aksident me makinë dhe 17% më shumë gjasa të vdesin. Arsyeja? Shumica e makinave testohen në manikinë të krijuar sipas anatomisë mashkullore gjatë testimeve të përplasjeve. Por, jo makinat Volvo!

Volvo kërkon ndihmë për t`i bërë makinat të sigurta në mënyrë të barabartë.

Kur një grua futet në makinën e saj, ajo mendon se është e sigurt. Gjithësesi, edhe pse jemi në vitin 2021, shumica e prodhuesve, ndërtojnë makina duke u bazuar ekskluzivisht në të dhënat që marrin nga testet e përplasjeve me manikinë meshkuj. Për këtë arsye, gratë kanë një risk më të lartë për tu dëmtuar kur i japin makinës, se sa burrat.

Por, jo me Volvo. Grupi i tyre i Studimit ka mbledhur të dhëna reale që prej viteve 1970 për të kuptuar më mirë se çfarë ndodh gjatë një përplasjeje, apo aksidenti. Ajo që Volvo ka venë re, është se gratë dhe burrat, shfaqen të barabartë në këto të dhëna. “Për këtë arsye, ne besojmë se si gratë dhe burrat duhet të përfaqësohen në mënyrë të barabartë gjatë testimeve. Nëpërmjet Iniciativës E.V.A., ne po publikojmë rezultatet e më shumë se 40 viteve studimesh. Duke ia lejuar kujtdo t`i shkarkojë, ne shpresojmë që të japim mundësinë që çdo makinë të jetë e sigurt. Sepse në Volvo ne gjithmonë kemi njerëzit përparësi.” – shprehen drejtuesit e Volvo.

The E.V.A. Initiative, fushata e komunikimit të Volvo, fitoi vendin e parë si fushata reklamuese më e mirë në Industrinë Automobile, për vitin 2020 nga Business Creative Report, Adforum https://www.adforum.com/business-creative-report/2020/automotive

Por, cilat janë karakteristikat që e bëjnë Volvon njësoj të sigurt edhe për gratë?

Sedilja që zvogëlon me 50% riskun e dëmtimit të zverkut.

Gratë janë në rrezik më të lartë për dëmtimin e zverkut sesa burrat. Kjo mund t’i atribuohet anatomisë dhe masës së ndryshme të trupit. Por, jo në një sedilje Volvo. Falë Sistemit të Mbrojtjes së Zverkut, WHIPS, i cili kombinon një mbajtëse unike të fortë të kokës me një model të zgjuar të sediljes të krijuar për të mbrojtur kokën dhe shpinën, Volvo nuk sheh më një diferencë në riskun e dëmtimit të zverkut midis burrave dhe grave.

Një mburojë inteligjente e sigurisë

Gratë kanë më shumë të ngjarë të pësojnë një dëmtim të gjoksit gjatë një përplasje makine sesa burrat, për shkak të ndryshimeve në anatominë dhe masën e gjoksit.

Për mbrojtje optimale, Volvo ka zhvilluar në vazhdimësi strukturën e makinës, rripin e sigurisë dhe airbags-et anësorë, për të minimizuar rrezikun e pasagjerëve dhe shoferit. Një risi e Volvo, SIPS (Side Impact Protection System), mbështetet në një strukturë inteligjente për të rritur sigurinë e përgjithshme. Në fakt, SIPS, së bashku me airbag-un anësor, zvogëlon dëmtimet e rënda në gjoks me më shumë se 50% për të gjithë pasagjerët.

Lexo: Volvo Cars lançon, Volvo C40 Recharge tërësisht elektrike

Mbrojtja e çdo koke

Gratë kanë nevoja specifike për mbrojtje. Sa më i shkurtër të jetë një person, aq më i ulët është në makinë dhe më afër timonit që ulet – gjë që e bën Inflatable Curtain që mbulon plotësisht dritaren, një tipar jetësor të sigurisë.

Përveç SIPS, airbag-u i Inflatable Curtain zvogëlon rrezikun e lëndimeve të kokës me rreth 75%. Fryhet në 1/25 sekondë dhe parandalon që koka të prekë në objektet në pjesën e jashtme të makinës dhe elemente të tjerë.

Shpëtimtari më efektiv në trafik

Një aksident automobilistik mund t’i ndodhë çdokujt. Deri më tani, rripi ynë i sigurisë ka shpëtuar mbi 1 milion jetë. Ai mbron të gjithë – pavarësisht nga madhësia, gjinia ose forma e trupit. Sidoqoftë, një grup i nënshtrohet rreziqeve më unike sesa të tjerët: gratë shtatzëna.

Si një nga shpikjet më të rëndësishme në sigurinë rrugore, rripi ynë i sigurisë ofron mbrojtje të shkëlqyeshme për të gjitha llojet e aksidenteve. Për të mësuar më shumë rreth nënës dhe foshnjës së saj të palindur, Volvo zhvilloi modelin e parë të testit të përplasjes me një manikin që përfaqësonte një grua shtatzënë me përmasa mesatare. Ky ishte një model kompjuterik që bëri të mundur studimin e lëvizjeve, si ndikon rripi i sigurimi dhe airbag-u, tek gruaja shtatëzënë dhe tek fetusi ndër të tjera.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0