Grante për biznese krijuese. Hapet thirrja për Projekt-Propozime » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 13/01/2020

Grante për biznese krijuese. Hapet thirrja për Projekt-Propozime

Share
nga Admin
Jan 13, 2020
Business Magazine Albania constitutes an online periodical publication of business related articles. It is the first of
lexo me teper >

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim shpall Thirrjen për Projekt Propozime, në kuadër të skemës së granteve të projektit EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”. Ky projekt zbatohet nga Partnerët Shqipëri, në partneritet me një organizatë italiane: Project Ahead dhe financohet nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Projekti EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”, synon të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë sociale që nxit zhvillimin gjithëpërfshirës në vend. Objektivi Specifik i kësaj Thirrje për Projekt Propozime është: Mbështetja e ngritjes dhe zhvillimit të ideve të reja të sipërmarrjes sociale ose fuqizimi i ideve ekzistuese, të cilat kontribuojnë në përfshirjen sociale, përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimit ekonomik të komunitetit lokal.

Afati i dorëzimit të aplikimeve: 4 Shkurt 2020, ora 17:00

Kush mund të aplikojë?

Të gjitha organizatat e shoqërisë civile që plotësojnë kriteret e vlefshmërisë të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët dhe që kanë për objekt të aktivitetit të tyre zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve lokale, mobilizimin e punës dhe ekspertizën e burimeve lokale, kohezionin social, lidhjen e njerëzve me komunitetin, integrimin dhe punësimin, veçanërisht të njerëzve me aftësi të kufizuar.

Fondi në dispozicion për këtë Thirrje për Projekt Propozime është 20,600 EURO

Numri i Projekteve që do të financohen nga kjo Thirrje për Projekt Propozime: Nëpërmjet kësaj thirrjeje do të financohen deri në 3 (tre) projekte, subjekt i kësaj Thirrje për Projekt-Propozime.    

Kohëzgjatja e zbatimit të granteve: Periudha e zbatimit të projekteve të financuara nëpërmjet kësaj thirrje për aplikime është: minimumi 9 muaj dhe maksimumi 12 muaj. 

Madhësia e Nën-Grantit: Buxheti total i projekt propozimeve për çdo grant të kërkuar nëpërmjet kësaj Thirrje për Projekt Propozime duhet të jetë:

Minimumi 3000 EURO

Maksimumi 7000 EURO

Numri i projekt propozimeve të dorëzuara: Çdo organizatë (OJF) mund të dorëzojë vetëm një projekt propozim ose si Aplikant ose si bashkë-aplikant.Një aplikim nuk mund të ketë më shumë se një aplikant dhe një bashkë-aplikant.

Gjuha e Projekt propozimit: Projekt propozimet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen në gjuhën Shqip, sipas formateve të publikuara të aplikimit.

Procedura e aplikimit: Organizatat e interesuara për të paraqitur një Projekt propozim për këtë thirrje duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme të cilat i gjeni në Paketën e Dokumentave të Aplikimit:

  • Formën e Aplikimit për Grante (Shtojca A e Udhëzuesit për Aplikantët)
  • Formën e Buxhetit për Projekt Propozimin (Shtojca B e Udhëzuesit për Aplikantët)
  • Matricën e Kornizës Logjike (Shtojca C e Udhëzuesit për Aplikantët)
  • si dhe dokumentat mbështetës të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët.

Projekt propozimet duhet të dërgohen deri më 4 Shkurt 2020, ora 17:00 vetëm elektronikisht në dy adresat e mëposhtme: [email protected] dhe [email protected]

Konfirmim i marrjes së aplikimit – një email konfirmues do t’i dërgohet çdo aplikanti për të konfirmuar marrjen e aplikimit.

Aplikantët duhet të verifikojnë aplikimet e tyre nëse janë të plota dhe të përdorin Listën e Verifikimit të Formës së Aplikimit. Aplikimet e paplota dhe që nuk plotësojnë rregullat e vendosura do të refuzohen.

Informacion dhe mbështetje: Për më shumë informacion, lexo/shkarko Udhëzuesin për Aplikantë.

Pyetjet mund të dërgohen deri më datë 15 Janar 2020 në: [email protected]. Përgjigjet do të publikohen brenda datës 20 Janar 2020 në faqen zyrtare të Partnerët Shqipëri: www.partnersalbania.org.