Grafiku i çuditshëm i “rritjes” së pagës minimale në Shqipëri - Business Magazine Albania

Grafiku i çuditshëm i “rritjes” së pagës minimale në Shqipëri

pagë minimale

Çështja e pagave është rikthyer si objekt diskutimi tashmë 7 muaj para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. 

Qeveria ka në dorë të detyrojë sektorin privat për rritje page vetëm kur flasim për pagën minimale dhe sigurisht mund të ndërhyjë në rritjen e pagave në sektorin shtetëror. Por, përveç pagës minimale qeveria nuk mund të ndërhyjë më shumë në sektorin privat. 

Ndaj dhe dy premtimet e ardhshme të administratës në pushtet janë:

  • Rritja e pagës minimale në 30 000 lekë;
  • Rritja e pagave të mjekëve me 40%; 
  • Rritje e pagave të mësuesve me 15%. 

Ndryshime të cilat pritet të hyjnë në fuqi që nga 1 Janari i 2021. 

Çarë ka ndodhur me pagën minimale në Shqipëri në 20 vitet e fundit? 

Më poshtë është paga minimale në Shqipëri nga viti 2000 deri ne 2021, ku për 2021 është marrë në konsideratë premtimë që më 1 janar 2021 paga minimale do të jetë 30 000 lekë. 

Grafiku 1. Paga minimale në Shqipëri dhe rritja çdo vit, 2000-2021

Burimi: INSTAT, 2020

Nga viti 2000 deri në viti 2020 paga minimale u rrit pasi kanë ndryshuar edhe indikatorët e tjerë makroekonomikë. 

Paga minimale në viti 2000 ishte 7,000 lekë (57 EUR), tani është 26,000 lekë dhe pritet që në vitin 2021 të jetë 30,000 lekë. 

Problemi qëndron se paga minimale është përdorur si instrument “për të tërhequr elektoratin” nga partia në pushtet ose nga partia që kërkonte të merrte pushtetin. 

Në vijim jepet grafiku i rritjes së pagës kur në pushtet gjendet secila nga partitë. Vihet re se paga minimale është përdorur si instrument për të “joshur” elektoratin. 


Grafiku 2.
Rritja e pagave dhe partia në pushtet

Burimi: INSTAT, 2020

Grafiku më sipër ka me ngjyrë mavi, vitet kur  e majta (vetëm ose në koalicion) ka qenë në pushtet, dhe ka me ngjyrë blu vitet kur e djathta (vetëm ose në koalicion) ka qenë në pushtet me rritjen përkatëse të pagës minimale. 

Nga 2005 deri në 2021 rritja e pagës minimale ishte 3,000 lekë në vitin 2008 dhe pritet të jetë 4,000 lekë në vitin 2021. Në vitet ku shënohet zero, rritja e pagës minimale ka qenë zero. 

Nga 2005 deri në vitin 2012 qeveria ka qenë e qeverisur nga e djathta dhe rritja e pagës minimale prej 3000 lekë, krahasuar me vitin paraardhës, ka qenë në vitin 2008, një vit para vitit zgjedhor duke kaluar përsëri kështu e djathta në një qeveri që vazhdon të mbajë pushtetin. Pas marrjes së pushtetit paga është rritur në mënyre konstatonte me 1,000 lekë deri në vitin 2013. 

Në vitin 2013 e majta merr pushtetin dhe kjo sjell që paga minimale të mos ndryshojnë asnjë lek në mandatin e parë. Nga vitit 2013 deri në vitin 2021, rritja e madhe e pagës pritet të jetë në vitin 2021 me 4,000 lekë. Në vitin 2017 paga minimale rritet me 2,000 lekë. 

Duket sikur partitë politike që kërkojnë një mandat të dytë ose të tretë, e përdorin pagën minimale si “një ogur të mirë” për të tërhequr elektoratin, i cili është i punësuar në sektorin privat.

Për fat të keq, në treg pjesa me e madhe e industrive vazhdojnë të abuzojnë duke i paguar punonjësit me pagë minimale, ose duke i paguar me dy forma një pjesë të pagës (atë minimale) e derdhin në banka dhe pjesën tjetër ia japin cash punonjësit.  

A duhet  të rritet paga minimale?

Patjetër që PO dhe sigurisht duhet të rritet edhe më shumë sesa 4000 lekë dhe jo vetëm sa herë që ka zgjedhje parlamentare në Shqipëri, pasi kjo pagë minimale nuk mbulon kostot fikse të një individi në një muaj.  

Në vijim jepet paraqitja grafike e pagave minimale të disa prej vendeve të rajonit. 

Grafiku 3. Paga minimale në rajon për vitin 2019

Burimi: Banka Botërore, 2020

Paga minimale në Shqipëri është shumë larg pagës minimale të Greqisë dhe Serbisë, të cilat janë dy nga vendet më të zhvilluara në rajon. 

Të vetmet vende që lëmë pas me pagën minimale është Kosova dhe Maqedonia e Veriut (këtë të fundit me një diferencë të ulët).    

Dukshëm paga minimale në Shqipëri është përdorur dhe do vazhdojë të përdoret si një “instrument” për të tërhequr elektoratin. 

Përgatiti Blerina Hoxha

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0