Grabitja kolosale ndaj Bashkimit Europian. Zhduken 1.260 miliardë euro TVSH - Business Magazine Albania

Grabitja kolosale ndaj Bashkimit Europian. Zhduken 1.260 miliardë euro TVSH


Grabitja më e madhe e shekullit ka shifër dithëruese. Mbi 1.260 miliardë euro destinanuar 28 vendeve të BE-së janë zhdukur në tetë vite (2009 – 2016).

Është një lumë parash, që duhej të ishte mbledhur nga autoritetet tatimore të vendeve europiane në formën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Vetëm në vitin 2016 shuma që nuk u mblodh nga Thesari ishte 34.8 miliardë euro në Itali, shkruan Il Sole 24 ore dhe 147.1 miliardë në të gjithë Bashkimin Europian. Për të kuptuar më mirë, kjo është një shifër pak më e ulët se buxheti i BE-së.

Sipas të dhënave nga Komisioni Evropian, TVSH-ja e shmangur në Itali ishte 35.9 miliard euro në 2016. Më tej vijnë Gjermania me 22.6 miliardë dhe Franca 20.8 miliardë euro. Si përqindje e TVSH-së së shmangur ndaj totalit të tatimit që duhet paguar, kryeson Rumania, ku 35.8% e tatimit nuk paguhet. Në Greqi është gati 30%.

Fenomeni ‘karusel’

Përmes mashtrimit ‘karusel’, 50 miliardë euro u janë hequr çdo vit taksapaguesve europianë. Duke qarkulluar mallra dhe shërbime në të gjithë kufijtë e brendshëm të Bashkimit Evropian, kriminelë dhe madje edhe terroristë po marrin para nga buxhetet publike. Mashtrimi i tyre konsiston në mbulimin e taksave që nuk janë paguar kurrë, Përmes mashtrimi karusel në TVSH.

Këto mashtrime njiheshin nga autoritetet tatimore europiane që me hyrjen e TVSH-së në KE në 1993. Por, nuk është ndërmarrë ndonjë masë në nivel global për të zvogëluar në mënyrë efektive shumën e këtyre humbjeve. Il sole 24 ore shkruan se, pamundësia e shteteve anëtare të BE-së për të rënë dakord unanimisht në çështjet e taksave, si dhe mungesa e besimit të ndërsjellë, u ka kushtuar rëndë taksapaguesve.

Trekëndëshi mes kompanive të BE-së

Mashtrimet e TVSH-së janë një goditje për të gjitha vendet e Kontinentit dhe arrijnë t’u shmangen kontrolleve për faktin se ndodhin në të njëjtën kohë në vende të ndryshme, në një formë të pa lokalizueshme. Ndodh pikërisht fenomeni i ‘mullinjëve të letrës’, që nënkupton krijimin e kompanive me objektiv pastrimin e parave dhe shmangien e taksave. Këto kompani hapen e mbyllen me shpejtësinë e dritës. Përballë kësaj shpejtësie është vështirë për të marrë masa.

Operacionet bazohen në trekëndëshin midis kompanive të ndryshme të vendeve të Bashkimit Europian. Për shembull, një kompani gjermane shet mallrat e saj një kompanie italiane. Shitja bëhet pa paguar TVSH sepse është një transaksion brenda BE-së. Por, kompania italiane që merr mallrat (vetëm në letër) është po ashtu një “fabrikë letre”, e cila blen mallin dhe e shet menjëherë duke aplikuar TVSH-në italiane. Pikërisht në këtë fazë nis mashtrimi real. Fabrika (fantazmë) italiane nuk paguan TVSH-në që ka marrë teorikisht nga blerësi i produktit dhe as nuk paraqet kthimin vjetor të TVSH-së. Qëllimi i saj është thjeshtë të krijojë transaksione jo-ekzistuese.

Il Sole 24 Ore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0