Google Translate tani ofron përkthimin e tekstit me foto - Business Magazine Albania

Google Translate tani ofron përkthimin e tekstit me foto


Google Translate tashmë mund të përkthejë tekstin japonez në anglisht nga një foto e kapur. Ky aplikacion shmang 1 hap, duke ju lejuar të fokusoni aparatin tuaj në shenja, menu dhe gjëra të tjera që mund të përmbajnë fjalë të shtypura japoneze për të marrë një përkthim në anglisht (dhe anasjelltas). Ky tipar është në disponim nëpërmjet “Word Lens” në të dy versionet IOS dhe Android të aplikacionit Google Translate.

Kjo duket si një gjë e vogël, por si dikush që kalon një pjesë të mirë të kohës në Japoni pa njohur gjërat më themelore të gjuhës, unë mund t’ju vërtetoj se do të ishte shumë e dobishme në praktikë. Një mik i imi bleu zbardhues sepse ai mendonte se ishte larës për lavanderi. Ai e kaloi pjesën tjetër të kohës në Japoni i veshur me rroba të mbuluara me njolla të mëdha të bardha.

Word Lens” është një aplikacion që u krijua nga “Quest Visual”, të cilën Google e bëri pjesë të vetë Google Translate. Ajo e lançoi atë në Janar të vitit 2015, kur ajo mbështeste vetëm përkthimin anglisht-spanjisht dhe të kundërtën. Google ka kaluar kohët e fundit në përkthimin “AI-powered” në aplikacionin e vet “Google Translate”, e cila ka ofruar përfitime të mëdha në aspektin e shpejtësisë dhe saktësisë, kështu që ne mund të fillojmë të shohim shumë më tepër çifte gjuhësore së shpejti.

Burimi: techcrunch.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0