Google prezanton celularin inteligjent Pixel 6 Pro - Business Magazine Albania

Google prezanton celularin inteligjent Pixel 6 Pro

Google

Google prezantoi modelin e fundit të telefonit inteligjent, i cili përmban çipin e parë të prodhuar nga vetë gjigandi i teknologjisë.

Modeli ‘Pixel 6’, përmban procesorin “Tensor” të Google, i cili mundëson veçori të reja të telefonit falë  inteligjencës artificiale.

‘Pixel 6’ është gjithashtu telefoni i serisë “Pro”, i krijuar për të konkurruar modelet më të fundit të prodhuara nga kompanitë e tjera rivale.

Zyrtarë të kompanisë thanë se, qëllimi i prodhimit të këtij telefoni është konkurrimi sa më dinjitoz me kompanitë e tjera.

Google zotëron dhe operon me platformën Android, e përdorur nga pothuajse çdo prodhues i celularëve, përveç Apple.

Por pjesa e tregut që përdorin Android është dominuar nga markat e tjera të telefonave inteligjent si Samsung, telefonat e të cilëve mund të kushtojnë shumë.

Ndërkohë, modeli “Pixel 6” ka një çmim mesatar në treg dhe mund të gjendet me një çmim duke filluar nga 599 Dollarë.

Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0