Google përditëson Android 6.0.1 për Nexus 6P, 5X, 6, 5 dhe Nexus 7 2013

Google përditëson Android 6.0.1 për Nexus 6P, 5X, 6, 5 dhe Nexus 7 2013


Google publikoi ditën e hënë përditësimin e parë në Android Marshmallow, version 6.0.1. Skedarët e këtij përditësimi janë të disponueshëm për shkarkim që në këtë moment dhe janë në shërbim të modeleve Nexus 6P, 5X, 6, 5 dhe modelet Wi-Fi/LTE të Nexus 7 2013.

Mos harroni se ky përditësim nëse instalohet përmes kompjuterit me metodën flash do të fshijë çdo gjë nga telefoni juaj sapo të jetë instaluar. Përndryshe prisni gjersa Android 6.0.1 të shfaqet në formën e një njoftimi në telefon.

Ky përditësim sjell “emoji të reja, – një imazh ose ikonë dixhitale e përdorur për të shprehur emocion ose qëndrim,” duke iu afruar sadopak stilit të iOS 9.

Ndryshim ka pësuar edhe pozicionimi i panelit të navigimit tek tabletët. Butoni “Home” dhe ai i kthimit pas janë zhvendosur në të majtë të ekranit, raporton Ars Technica.

Sigurisht që ky version i ri i Marshmallow sjell përditësime të sigurisë.

/PC World Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0