Google paralajmëron se do të tërhiqet nga Australia - Business Magazine Albania

Google paralajmëron se do të tërhiqet nga Australia

Google

Google paralajmëron se do të tërhiqet nga Australia, për shkak të përplasjeve që ka pasur për reklamat. Australi po përgatit një ligj që parashikon se Google, Facebook dhe kompani të tjera të teknologjisë të paguajnë mediat për përmbajtjen e tyre të lajmeve.

Por kompanitë amerikane e kanë kundërshtuar këtë ligj, duke paralajmëruar se do tërheqin disa nga shërbimet e tyre.

Për këtë, Kryeministri australian Scott Morrison tha se ligjvënësit nuk do t’u nënshtrohen kërcënimeve. Ndërkohë drejtori i Google në Australi, Mel Silva, tha në një seancë dëgjimore në Senat se ligjet ishin të pazbatueshme.

Sipas tij, “Nëse ky propozim do të bëhej ligj, nuk do të na jepte zgjidhje tjetër përveçse të ndalojmë vënien në dispozicion të Google në Australi”.

Facebook dhe Google janë përballur edhe më pare me presion për të paguar për përmbajtjen e lajmeve.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0