Google “nuk ndalet” duke blerë startupe në fushën e audios. Çfarë po planifikon? - Business Magazine Albania

Google “nuk ndalet” duke blerë startupe në fushën e audios. Çfarë po planifikon?

Vitet e kaluara, Google ka blerë disa startupe, që  kishin në fokus harduerët e audiove, sipas raportit të “Protocol“.

Fakti që Google ka shpenzuar dhjetëra miliona dollarë për startup-et dhe blerjen e patentave të kompanive që prodhojnë pajisje audio, audio 3D, ndalim zhurme dhe teknologji Bluetooth, lë të kuptohet se po planifikon të zgjerojë linjën e saj të produkteve audio.

Google nuk është kompani e panjohur në botën  e produkteve audio. Ka shitur modele të shumta dhe gjenerata të kufjeve me valë. Por, nuk ka të njëjtën gamë ofertash si konkurrentët Apple ose Bose. Ndaj, blerjet mund ta vendosin Google në një pozicion më të mirë për të krijuar produkte, si kufje në vesh ose kufje me më shumë funksione.

Google duket se po kërkon çipa audio të personalizuar

Disa nga punësimet dhe listat e vendeve të punës për të cilat flet raporti nënkuptojnë se Google mund të ndërtojë gjithashtu cipa të personalizuar për pajisjet audio. Kufjet e Apple përdorin një çip të personalizuar dhe Google ka histori në krijimin e pajisjeve të specializuara, duke projektuar çipat e veta për gjëra të tilla si siguria dhe përpunimi i fotografive.

The Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0